• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorët e vendeve të BE përgënjeshtrojnë portalin pranë PD: Trilloi për takimin tonë me Vlahutin

by A R
12/05/2017 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacioni i BE në Tiranë dhe ambasadat e vendeve të BE kanë reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në datën 10 Maj nga një portal pranë opozitës. Në këtë lajm raportohej për takimin mes ambasadores së BE Romana Vlahutin dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të unionit evropian.

Përmbajtja e raportuar nga Syri.net e takimit është përgënjeshtruar nga selia e BE dhe ambasadat e vendeve anëtare. “Krerët e Ambasadave të Vendeve Anëtare dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë mohojnë kategorikisht përmbajtjen e shkrimit të publikuar nga Syri.net më 10 maj 2017 me titull “Ambasadorët e BE rrëzojnë Vlahutin”. Diskutimet nuk u zhvilluan siç raportohet dhe shkrimi është një trillim i pastër“, thuhet në njoftimin e përbashkët.

Në lajmin e publikuar nga portali Syri.net, thuhej se ambasadorja e BE u kishte kërkuar kolegëve të saj të njohin zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse nuk merrte pjesë opozita, gjë e cila ishte refuzuar nga diplomatët. Konkretisht, në lajm shkruhej:

“Syri.net mëson nga burime konfidenciale se ambasadorja Vlahutin u ka kërkuar ambasadorëve të vendeve të BE që të njohin rezultatin e zgjedhjeve të 18 qershorit, edhe pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera opozitare. Ky qëndrim i Vlahutin është në të njëjtën linjë me atë të Kryeministrit Edi Rama, i cili tashmë ka deklaruar se zgjedhjet do të zhvillohen pa opozitën. Por, kjo kërkesë e ambasadores Vlahutin ka marrë një përgjigje të prerë nga të gjithë ambasadorët e 28 vendeve të BE. Ata janë shprehur se nuk do të mbajnë asnjë qëndrim për njohjen e zgjedhjeve edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, pa parë protestën e Partisë Demokratike që do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në Tiranë.

Fillimisht lajmi u botua me titullin “Ambasadorët e BE rrëzojnë Vlahutin” dhe më pas u ndryshua me titullin aktual: EKSKLUZIVE/ Ambasadorët e vendeve të BE refuzojnë Vlahutin: Nuk mbajmë qëndrim pa parë protestën e opozitës.

Më poshtë shkrimi i përgënjeshtruar nga BE dhe ambasadat e vendeve anëtare:

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian kanë dalë kundër ambasadores së delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin në lidhje me krizën politike në vend.

Paraditen e sotme, në zyrën e Vlahutin tek “Aba Center” u mblodhën ambasadorët e vendeve të BE për të diskutuar për bojkotin e zgjedhjeve nga opozita.

Syri.net mëson nga burime konfidenciale se ambasadorja Vlahutin u ka kërkuar ambasadorëve të vendeve të BE që të njohin rezultatin e zgjedhjeve të 18 qershorit, edhe pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera opozitare. Ky qëndrim i Vlahutin është në të njëjtën linjë me atë të Kryeministrit Edi Rama, i cili tashmë ka deklaruar se zgjedhjet do të zhvillohen pa opozitën.

Por, kjo kërkesë e ambasadores Vlahutin ka marrë një përgjigje të prerë nga të gjithë ambasadorët e 28 vendeve të BE.

Ata janë shprehur se nuk do të mbajnë asnjë qëndrim për njohjen e zgjedhjeve edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, pa parë protestën e Partisë Demokratike që do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në Tiranë.

Të njëjtat burime i thanë Syri.net se ambasadorët e vendeve të BE do të shikojnë fillimisht se çfarë do të ndodhë me protestën e së shtunës dhe më pas në bazë të zhvillimeve politike do të mbajnë qëndrim për zgjedhjet.

Kështu, ata u larguan nga zyra e delegacionit të BE pa pasur asnjë dakordësi me ambasadoren Romana Vlahutin. /SYRI.net/

 

Next Post
Ca fjalë kryengritëse mbi një revolucion paqësor!

Ca fjalë kryengritëse mbi një revolucion paqësor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In