• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ca fjalë kryengritëse mbi një revolucion paqësor!

by Pëllumb Kulla
13/05/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Ne përditë dashurojmë dhe e shfaqim.Urejmë, kënaqemi, mallkojmë…Dhe I shfaqim urejtjet kënaqësitë dhe mallkimet tona.

Në gjuhën banale këto quhen votime.

Po le ta përdorim këtë gjuhë meqënëse është gjuha e stinës…

Për afro tre muaj u dëgjua dhe ridëgjua, përshkrimi I gjendjes së vendit. Edhe mullinjtë që bluajnë politikë, – kanalet televizivë, që I bënin vend Fahri Balliut, dua të them, – bluan dhe stërbluan çfarë do që u tha në atë strehën e mirënjohur prej mushamaje.

Aty u tha se kjo qeveri që duhet të kryente shërbimet që I takojnë, e gjeti vendin qelibar të pastër dhe e ka mbushur atë tejembanë me një lloj bime, që më pare nuk e njihte njeri.U tha që qeveria kujdeset për shitjen e asaj droge, për pasurim, për blerje ndërkombëtarësh dhe për të gjitha punët e pista që bëhen me para.U tha se nën këtë qeveri populli vuan, se papunësia ka arritur nivele të papara, se parlamenti, ashtu siç është I mbushur me vrasës dhe kriminelë.U tha se për katër vjet në këtë kënd të rruzullit nuk u pa asgjë e mirë, asgjë e bukur.

Të gjitha këto, u thane dhe u dëgjuan tre muaj rresht, por duke qenë të njëjtat deklarime, tredit do të kishin mjaftuar të thuheshin së paku nga tri herë.Dhe duhet të jemi dakord se kjo ishte gjuha e një fushate zgjedhore e nisur me mençuri të admirueshme, shumë kohë para të tjerëve. Dhe gjuhët e tilla natyrisht shndërrohen në vota.

Nuk dua të them se këto që u përsëritën pa fund janë që të gjitha gënjeshtra.Ka aty plot të vërteta. Dhe bile njerëzit I bën gati votat për të dy palët. Mbeteshin vetëm për t’I hedhur në kuti. Dhe votimet natyrisht do të nxirrnin fitimtarë protestuesit. Aq më tepër që tani në krye ata kanë një kryetar të ri (që është më shumë kryetar I ri, se minister I vjetër!). Kryetari I vjetër, ai gjëmëmadhi, tani nuk është më.Pra ishte rasti më I mire për të fituar.

Është pa kuptim tani përgatitja e revolucionit. Sidomos fjala revolucion për natyrën antikomuniste që I shquan, tingëllon keq në këtë vitin me Shtatëmbëdhjetë në fund!

E besoj që mund ta organizonin më mire seç e pat bërë Lenini para 100 vjetësh, por Leninistin kryesor, që nga 2013 nuk e kanë më si udhëheqës. Por, gjithsesi, revolucioni nuk ju duhej fare, se kauzën e tyre ata e kishin të fituar me gjynahet që I numëruan kundërshtarëve.

Por lane votat dhe iu kthyen revolucionit!

Pramendojnë se populli nuk ju besoi në ato që bluan aty gjatë tre muajve?! Apo nuk besojnë as vetë në ato që thanë?!E ndjejnë se janë bërë të pabesueshëm?!Edhe kryetari I ri, arqitekti I republikës së re, beson se fjala e tij nuk ka asnjë peshë?!

Vështirë që dyzet e ca ish ministra, të pazotë, për t’iudhëhequr simpatizantët e tyre të vojtur drejt kutive të votimit,do të mund t’I tërheqin ata në revolucion, në një kaos që mund të përgjaket.

Meqë përsëritja u bë modë,përsëris mendimin se ky do të jetë I pari revolucion në historinë e njerëzimit ku të varfërve u prijnë milionerët dhe miliarderët.Paçka se dyzet ish ministrant nxitojnë ta quajnë revolucion paqësor!

Dhe revolucion dhe…paqësor!

Gjithnjë të lind dëshira për zhvillimin e togfjalëshave paralelë që nuk do të jetë aspak çudi t’I shohim të përdoren nga këta njerëzit e politikës, pa Iu skuqur faqja hiç. Mund të nisim të dëgjojmë që përmarrjen e pushtetit, mekanizmat e votimeve këtej e tutje në Shqipëri, do të dalin nga qarkullimi. Veprimet e mëtejshme mund të quhen “terror I mirëkuptuar” ose “gjakderdhje demokratike”, ose “masakër konsensuale”, ose “kasaphanë paqësore”, apo “mitralim parlamentar” dhe bile deri “bombardim dashamirës!” Mund të dëgjojmë thirrje për një “zjarrvënie patriotike”, e pse jo edhe “krime humanitare” – ca martesa gjuhësore leninisto-kristiane, që vetëm konfliktet ballkanike mëmëdhetare, na I sjellin në prag të veshëve tanë. Vini, vini re: asnjëherë nuk janë të pashoqëuara me bishtëra të sheqerosur!

Next Post
FOTO/ Çfarë bëri Rama pas takimit me Fleckenstein dhe McAllister

Sot protesta e opozitës, ja çfarë poston Rama pak orë para tubimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com