• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada italiane: Ndryshon procedura e legalizimit të përkthimeve

by Java News
06/12/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Italisë në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë se, për t’u ofruar një shërbim më të mirë shtetasve në aspektin ekonomik dhe në lidhje me lehtësimin e procedurave, duke filluar nga data 1 janar 2019, do të vendoset vula Apostile edhe për përkthimet e njohura (sikurse parashikohet në nenin 1 të Konventës së Hagës së datës 05.10.1961, në fuqi mes Italisë dhe Shqipërisë prej datës 01.07.2011).

Për të qenë të vlefshme në Itali, dokumentet e lëshuara nga Autoritetet shqiptare në Shqipëri duhet të jenë të pajisura me vulë Apostile të dyfishtë të vendosur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë: mbi dokumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe mbi përkthimin në e njohur në gjuhën italiane.

Pra, nuk do të jetë e nevojshme që të kërkohet legalizimi i përkthimit pranë autoriteteve konsullore italiane në Shqipëri.

Procedura e re që duhet ndjekur për të legalizuar përkthimin e njohur me vulë apostilë për dokumentet shqiptare që do të dorëzohen në Itali do të jetë si më poshtë:

1.            Përkthimi do të kryhet nga një përkthyes i njohur firma e të cilit eshtë depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Përkthyesi do të vendosë në përkthim këtë diciturë: “Deklarohet se ky përkthim është i njëjtë me tekstin origjinal në gjuhën shqipe dhe se është kryer nga “Emri dhe Mbiemri”, përkthyes i njohur i akredituar pranë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare.” Do të vendoset firma dhe vula e përkthyesit të njohur.

2.            Në bazë të nenit 65 të Ligjit nr. 7829 datë 01.06.1994, një noter shqiptar do të deklarojë vërtetësinë e nënshkrimit dhe statusin ligjor të përkthyesit të njohur.

3.            Mbi dokumentin dhe përkthimin do të vendoset vula “Apostile” nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Dokumenti origjinal i pajisur me Apostile dhe i shoqëruar nga përkthimi po ashtu i pajisur me Apostile, mund të paraqitet pranë Autoriteteve italiane në Itali. Procedura e re do të ketë kosto më të ulët se shifra 3030 lekë që kushton aktualisht ndërsa koha e marrjes së shërbimit do të jetë më e shkurtër. Kujtojmë se shtetasit shqiptarë kanë gjithsesi mundësi që të kryejnë përkthimin zyrtar të dokumenteve nga përkthyes të njohur në Itali./a.meta

Next Post
VIDEO/ Tjetër tragjedi në futboll, lojtari vdes në fushë në Kroaci

Publikohet lista e klubeve shqiptare që mbijetojnë me borxhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In