Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një fotografi të realizuar në Tepelenë në vitin 1923.
Teksa poston foton në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Ambasada amerikane shkruan se në objektivin e fotografit kanë qenë dy djem të vegjël në Tepelenë.
“Foto e Ditës: Dy djem të vegjël shqiptarë në Tepelenë, 1923 Foto: Carpenter Collection/Libraria e Kongresit”, shkruhet bashkangjitur fotografisë.