• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amabsadori turk: Organizata e gylenistëve më e rrezikshmja, operon edhe në Shqipëri

by A R
19/08/2016 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori turk në Shqipëri, Hidayet Bayraktar ka deklaruar se Gulen drejton një nga Organizata terroriste më të rrezikshme në Botë, atë Fetoiste (FETO). Sipas Bayraktar, shqiptarët e kanë njohur tashmë fytyrën e vërtetë të kësaj organizate dhe kanë hequr fëmijët nga kolegjet turke që financohen nga Gulen.

Ambasadori thotë se, Turqia është në dijeni se kjo organizatë është shumë aktive edhe në Ballkan. Dhe kjo realizohet realizohet nëpërmjet shkollave.
“FETO është aktive në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi”.
“Nga informacionet që kemi marrë tregojnë se edhe shtetasit shqiptarë kanë filluar të shikojnë fytyrën e vërtetë të kësaj organizate. Shumë familje na kanë thënë se i kanë larguar fëmijët e tyre nga këto shkolla, të cilat vetëprezantohen si “kolegje turke”, por që në të vërtetë nuk miratohen në asnjë mënyrë nga shteti turk, dhe i kanë transferuar në shkolla të tjera”, bën me dije Bayraktar në një deklaratë të tij”, thekson ambasadori turk në Shqipëri raporton BW. Ambasada turke në Shqipëri sjell një sërë pikash që sipas saj, rendisin “Organizata Terroriste Fetoiste (FETO) një ndër më të rrezikshmet në Botë. “Me veprimtaritë e saj për shpëlarjen e trurit, me strukturën krejt të veçantë, me taktikat sekrete dhe hiearkinë e saj është një ndër organizatat terroriste më të rrezikshme në botë. FETO ndjek strategjinë e organizimit të fshehtë, shtrirjes si një rrjetë merimange brenda në shtet dhe më në fund marrjen në dorë të shtetit. Ajo njihet edhe me emrin “Strukturë e shtetit paralel”. Gyleni në një video u bën thirrje pjesëtarëve të lëvizjes së tij që “pa u vënë re, të avancojnë deri në qendër të pushtetit, në të gjitha kapilarët e sistemit dhe të durojnë deri sa të marrin në dorë tërësisht shtetin”.

Ne foto: Fethullah Gülen
gulen-655x356-780x439Ambasadori njofton se falë metodave të fshehta dhe tinëzare, FETO në vite janë organizuar krahas ushtrisë, edhe në sistemin gjyqësor, polici, shërbimin inteligjent, në Ministrinë e Punëve të Jashtme pjesë e së cilës jam edhe unë, dhe në të gjitha institucionet e tjera zyrtare në Turqi.
Bayraktar shprehet se shumë turq të pafajshëm janë bërë viktima të kësaj organizate.
“Është vërtetuar se shumë shtetas turq plotësisht të pafajshëm, por që u janë kundërvënë interesave të Organizatës FETO, si rezultat i bashkëpunimit të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve anëtarë te FETO-s, u janë nënshtruar padive penale ndaj tyre të mbështetura në prova të falsifikuara dhe janë burgosur për shumë vite si pasojë e vendimeve të dhëna nga gjyqtarë anëtarë te FETO-s. Ka patur edhe shtetas turq që janë vetëvrarë për këtë arsye. Gjithashtu rezulton se kjo organizatë ka masakruar shumë shtetas turq gjatë sulmeve të kryera nga autorë të panjohur”.
Ai kujton se cfarë ka deklaruar për herë të parë në Shqipëri mbi këtë organizatë dhe sesi i janë përgjigjur autoritetet shqiptare lidhur me këtë cështje.
“Ju kujtohet se kur ne deklaronim se Struktura e shtetit paralel / FETO është një organizatë terroriste, në Shqipëri kjo komentohej si “një konflikt i juaji i brendshëm politik”. Por më 15 korrik 2016 e gjitha bota e pa se nuk bëhej fjalë për një konflikt të brendshëm politik. Konflikti politik zhvillohet në kushte demokratike, jo me bomba dhe me predha. Votat e popullit përcaktojnë pozitën dhe opozitën”.

Sipas ambasadorit, rreziku i organizatës së Gulen u pa qartë mbrëmjen e 14 Korrikut.
“Rreziku që përfaqëson organizata FETO, ashtu siç u pa në mbrëmjen e 14 korrikut, është i qartë dhe konkret. FETO i fiton mbështetësit me veprimtaritë e saj për shpëlarjen e trurit. Për këtë arsye shkollat dhe konviktet e nxënësve janë shumë të rëndësishëm për organizatën”.
Ndaj këshillon ambasadori, ashtu si në Turqi, edhe në Shqipëri janë të rëndësishme koncepti për familjen dhe struktura familjare. “Për këtë arsye, pas tentativës për grusht shteti të 14 korrikut, edhe në familjet shqiptare është rritur ndjeshmëria ndaj kësaj çështjeje”./a.m.

Next Post
Ademi sulmon Ramën: Korrupsioni nuk lejon investime për Shkodrën

Ademi sulmon Ramën: Korrupsioni nuk lejon investime për Shkodrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

October 27, 2026
Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

October 27, 2026
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In