• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AMA paralajmëron TV KLAN: Kujdes me etikën te “Zonë e Lirë”

by A R
09/05/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas disa emisioneve të fundit të Arjan Çanit në TV Klan, ku janë konsumuar biseda jo-etike.

AMA paralajmëron moderatorin Çani dhe TV Klan, për pamjet dhe bisedat e papërshtatshme te transmetuara në emisionin “Zonë e Lirë”.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin tuaj, në datat 29 dhe 30 Prill 2016, pas marrjes së ankesave për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive. Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës së emisionit, nga ora 21:05-22:30, u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit.

Konkretisht, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit.

Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani. Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë.

Ritransmetimi i emisionit, në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit.

Për sa më sipër,

-mbështetur në nenin 33, pika 1, gërma (d) dhe (e) të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parime themelore”, Seksioni 4, “Transmetimi i programeve informative” pika 4.8, “Seksioni 5, “Programet kulturore argëtuese, filmat dhe fëmijët”, si dhe në zbatim të nenit 133, pika 1, germa a;

-duke pasur parasysh kohën kur programi është emetuar në një televizion me licencë kombëtare e me impakt në publik;

AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi”, thuhet në deklaratën e AMA-s./a.m.

Next Post

Serbët e Kosovës fillojnë marifetet, kërkojnë liberalizim të veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

July 9, 2026
Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

July 9, 2026
Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

July 9, 2026
Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

July 9, 2026
‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

July 9, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

July 9, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qytetarët braktisin protestën, “Kryendrituri” në panik, këmbëngul për Kuvendin Kombëtar

July 9, 2026
Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

July 9, 2026
Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

July 9, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In