• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbët e Kosovës fillojnë marifetet, kërkojnë liberalizim të veçantë

by Aalison Pearse Stevens
09/05/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nuk u m jafton ajo që u arrit, por kërkojnë një variant tjetër liberalizimi. Pas propozimit pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën nga Komisioni Evropian, lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa regjim vizash do të jetë e mundur së shpejti, por vetëm me pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës.

Një ditë pasi Komisioni Evropian dha propozimin pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën, komisioneri për Çështje të Brendshme, Migracion dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, pati theksuar se BE-ja do të pranojë vetëm pasaportat biometrike të Kosovës, për shtetasit e saj.

Por, një vendim i tillë, ka shqetësuar përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, të cilët vlerësojnë se kjo do t’u krijojë vështirësi serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të cilët e gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë. Sipas tyre, ata kanë pasaporta të Serbisë, të lëshuara nga Qendra Koordinuese e këtij shteti.

Branimir Stojanoviç, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje për këta qytetarë që, siç thotë ai, të mos diskriminohen.

“Duhet të mundësohet për të gjitha pasaportat, edhe për ato që i lëshon Qendra Koordinuese ose ndonjë drejtori tjetër. Për ne, kjo është çështje teknike.

Është krejtësisht e pakuptimtë. Përfytyroni që kjo të zhvendoset në terrenin që pasaportat e ndonjë vendi evropian nuk vlejnë, atëherë kur i lëshojnë për qytetarët që në mënyrë administrative nuk janë të barabartë ashtu sikurse të gjithë qytetarët tjerë. E rëndësishme është që kjo të tejkalohet.

Në këtë kuptim, unë do të përpiqem që me përfaqësuesit e bashkësive tjera të bisedojmë me Bashkimin Evropian dhe t’i motivojmë ata që të barazohet ai status”, ka thënë Stojanoviç. (b.an)

Next Post

Rama: Punimet për pastrimin e kanaleve kulluese ecin me shpejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com