• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ALSWISS/ Inagurohet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Zvicër, nismë e sipërmarrësve shqiptarë

by Java News
19/12/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjenevë, u organizua ceremonia inauguruese e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër (ALSWISS), nismë e një grupi sipërmarrësish shqiptarë dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane me mbështetjen e ngushtë të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Kantonit të Gjenevës.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm dhe përshëndetën  François Lefort, Kryetar i Parlamentit të Kantonit e Republikës së Gjenevës ; Vincent Subilia, Kryetar i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër, Ilir Gjoni.

Takimi u përshëndet (në linjë) nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet Sekretarit të saj të Përgjithshëm  A. Kamenica;  nga S. Çili, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri me seli në Tiranë, dhe nga sipërmarrësi dhe drejtuesi i Universitetit Marin Barleti, Tiranë,  A. Dudaj. Në emër të grupit nismëtar përshëndetën  E. Yzeiraj dhe z. F. Demneri.

ALSWISS parashikon dhe ka për objektiv të krijojë dhe zhvillojë marrëdhënie zhvillimore biznesi dhe të karakterit tregtar ndërmjet Konfederatës Zvicerane dhe Shqipërisë. Ajo do të jetë në marrëdhënie bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Zvicër-Shqipëri me seli në Tiranë.

Duke marrë në konsideratë politikat aktuale të Shqipërisë, si dhe klimën e biznesit, ALSWISS do të fokusohet gjatë veprimtarisë së saj në fushat si turizëm, bujqësi, kulturë, investimet në pasuritë e paluajtshme, industrinë e shërbimeve,  etj.

Themelimi i ALSWISS përbën një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Realizimi i saj u bë i mundur falë angazhimit dhe punës së bashkërenduar mes përfaqësuesve të bizneseve shqiptare në Zvicër e Shqipëri, diplomatëve të Ambasadës shqiptare në Bernë dhe mbështetjes së pakursyer të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve në Gjenevë.

Krijimi i ALSWISS pikërisht në këtë situatë të vështirë në rang global, është një shembull shprese dhe do të shërbejë si gjeneratore e energjive dhe mundësive të reja që i ofrohen bizneseve shqiptare e zvicerane në të ardhmen. Ajo do të jetë një derë e hapur dhe një instrument i vyer në duart e bizneseve shqiptare që dëshirojnë të realizojnë këmbime tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

g.kosovari

Next Post
Vaksina anti-COVID e Oxford do të miratohet brenda këtij viti

Vaksina anti-COVID e Oxford do të miratohet brenda këtij viti

Comments 1

  1. Buqeta shik says:
    5 years ago

    Ju lumte djema. Na beni krenare ne nenave qe kemi lindur e rritur njerez si ju. Ju inkurajojme qofte Zoti me ju.

    Reply

Leave a Reply to Buqeta shik Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In