Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj dorëzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa dokumente të reja që sipas tij faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Habilajt.
Bëhet fjalë për një dokument për mjetin “Audi” që ish-ministri u shiti Habilajve.
Alibeaj theksoi se dokumentat e dorëzuar tregojnë se makina ‘Audi’ është përdorur bashkarisht nga Tahiri dhe Habilaj, të paktën për një vit, nga 2 prilli i 2015-s deri më 2 prill të 2016-s.
“Ky dokument tregon dy emra, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpërdorimit të kësaj makine. Interesant është fakti se ky dokument është lidhur në 2 prill të 2015-s deri më 2 prill të 2016-s”, u shpreh deputeti demokrat jashtë ambienteve të Prokurorisë./a.m.