Partia Demokratike ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Roskovec ku një fermer i ka dhënë fund jetës. Sipas PD, kjo ndodhi sepse prodhimi i serave të tij shitej me çmim shumë të ulët.
Në një reagim në Facebook deputeti i Fierit Enkelejd Alibeaj shkruan se PD ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, duke favorizuar 2-3 oligarkë importues që sjellin nga jashtë çdo produkt që fare mirë mund të ishte vendas.
Sipas tij fatkeqësi të tilla janë një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet sot ekonomia dhe bujqësia shqiptare.
/a.r