• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj depoziton në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor: Ja propozimet e opozitës

by Java News
01/12/2023 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, përkrahës i Lulëzim Bashës Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke propozuar ndryshimin e sistemit elektoral nga proporcional-rajonal në proporcional-kombëtar me lista të hapura si dhe garantimin e votës së diasporës.

Alibeaj sëbashku me Gjiknurin, ishte bashkëkryetari i Komisionit hetimor të ngritur në shkurt të 2022, por nuk pati asnëj rezultat të prekshëm. Edhe pse ky komision nuk ka prodhuar asnjë rezultat dhe nuk ka funksionuar normalisht, Alibeaj kërkon ndryshime esenciale në Kod.

Ndryshimi i përllogaritjes së mandateve në listat emërore të deputetëve të bëhet në bazë të votave të përgjithshme dhe jo sipas zonave zgjedhore, sugjeron ai në projektligj.

“Zonë zgjedhore është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,” thuhet në propozimin e Enkelejd Alibeajt, që nënkupton sistem proporcional kombëtar.

Sipas propozimit të bërë nga deputeti i PD, sistemi aktual i fragmetizuar ka defekte dhe sistemi me një zonë zgjedhore garanton barazinë e votës së çdo qytetari.

“Nga ky lloj sisitemi përfitojnë më shumë partitë e vogla që futen në zgjedhje, votat e të cilave nuk arrinin të nxirrnin një mandat deputeti në përballje me formulën aktuale ku partitë e mëdha favorizohen në formulën e përllogaritjes së votave sipas qarqeve.”

Alibeaj po ashtu kërkon ndryshimin e formulës së llogaritjes së votave për kandidatët fitues brenda listave shumëemërore të partive politike duke propozuar lista të hapura; cili kandidat ka marrë më shumë vota shpallet fitues dhe nuk favorizohet rrjeshtimi i tyre sipas listës që sjell kryetari i partisë.

“Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat të listës shumë emërore.”- shkruhet në propozim.

Në projektligjin e propozuar të deputetit demokrat parashikohen dhe rregulla dhe detyrime të KQZ-së për të siguruar votën e diasporës shqiptare, për të cilën ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e cilëson antikushtetuese mohimin e të drejtës së votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve.

Sipas BIRN, propozimet e Alibeajt prekin dhe pjesën e sjelljes së mediave në fushatën zgjedhore, duke ashpërsuar gjobat për gazetarët dhe operatorët televizivë në rastet e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe duke ritheksuar rregullat për transmetimet e reklamave politike. Ai kërkon ashpërsim të gjobave të parashikuara në këto raste duke filluar me gjoba ekzekutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në masën nga 100,000 lekë për reporterin që ka përgatitur kronikën, me 300,000 lekë redaktorin përgjegjës, me 500,000 lekë drejtorin e informacionit dhe me 800,000 lekë drejtorin e përgjithshëm.

Këto gjoba aktualisht janë 20,000 lekë për reporterin, 30,000 lekë për redaktorin përgjegjës, 35,000 lekë për drejtorin e informacionit dhe 60,000 lekë për drejtorin e përgjithshëm./m.j

Next Post
Dosjet e ‘rënda’ në SPAK/ Truprojat e prokurorëve dyfishohen: Njësia RES me 103 anëtarë, shtimi pas kërcënimeve

Dosjet e 'rënda' në SPAK/ Truprojat e prokurorëve dyfishohen: Njësia RES me 103 anëtarë, shtimi pas kërcënimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

July 9, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Votimi në Parlamentin Evropian/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale

July 9, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

July 9, 2026
Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

July 9, 2026
“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

July 9, 2026
Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

July 9, 2026
Samiti në Tiranë, ‘filos’ Albini, ‘qirie’ Beleri, atletet dhe ‘patllakja’ e Ramës

Samiti në Tiranë, ‘filos’ Albini, ‘qirie’ Beleri, atletet dhe ‘patllakja’ e Ramës

July 9, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Çupi sulmon Albin Kurtin dhe VLEN: Po veprojnë kundër interesave të Shqipërisë

July 9, 2026
Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

July 9, 2026
Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In