• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Aleksandri i Madh në mes, si po ndikon qeveria greke për emrin në Kushtetutën maqedone

by Java News
04/03/2018 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i bisedimeve për zgjidhjen e problemit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë, ka hyrë në fazën më të vështirë pas qëndrimit të fortë të palës greke, e cila kërkon që zgjidhja të përfshijë jo vetëm ndërrimin e emrit të shtetit, për përdorim të brendshëm dhe jashtëm, por edhe ndryshimin e Kushtetutës, që nënkupton edhe një formulim të ri për identitetin, gjuhën dhe çështje tjera.

Kjo ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe pse në opinion tani është hapur debati nëse ndërrimi i emrit dhe i Kushtetutës rrezikon edhe identitetin, pasi njohës të çështjeve politike dhe të historisë, thonë se identiteti shtetëror dallon nga ai i ndjenjës së përkatësisë etnike brenda shtetit.

Por, nga ana tjetër, në mbrojtje të emrit aktual, është ngritur edhe Kisha ortodokse maqedonase, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve, ngjashëm sikur edhe Kisha greke, e cila kohë më parë mbajti protesta në Athinë dhe Selanik në mbrojtje të pozicioneve të palës greke.

“Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Maqedoninë, pasi pa Zotin, atdheu, kombi ynë dhe kisha nuk do të ekzistojnë në kohën kur jemi të nënçmuar deri në skajshmëri. Këtu mund të na ndihmojnë edhe grekët pasi nëse ata nuk heqin dorë nga vijat e kuqe, procesi i bisedimeve do të dështojë se ne do të shpëtojmë, nuk do të ndryshojmë as emrin e shtetit, e nuk do të humbim as identitetin e as gjuhën”, ka deklaruar në tubimin e fundit në Shkup peshkopi Petar nga Kisha ortodokse maqedonase. Ai ka bërë thirrje për unitet, ndërsa ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet të kryeministrit Zoran Zaev për heqje dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare. Pavarësisht kundërshtimeve që duken se po e vështirësojnë procesin, Nano Ruxhin, ish-ambasador i Maqedonisë në NATO dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare beson se problemi do të ketë zgjidhje.

Ai e arsyeton protestën e organizuar nga kisha duke theksuar, madje, se ajo mund të ketë edhe efekte të mira për t’ia bërë të qartë palës greke se edhe këtu ka njerëz që nuk janë të kënaqur me zgjidhjet që ofrohen.

“Është më se normale të ketë protesta, dhe kjo është një gjë e mirë që t’i tregojmë palës greke se edhe ne këtu kemi njerëz që nuk janë të kënaqur dhe se ai që nënshkruan marrëveshjen, mund të rrezikojë shumë. Por, në anën tjetër, gjithashtu vlerësoj se është mirë që këto protesta nuk u mbështetën të paktën deklarativisht nga VMRO-ja që nënkupton se mund të kemi një konsensus për mbylljen e problemit”.

“Unë jam optimist se zgjidhje mund të ketë, ndoshta deri në qershor. Është një mundësi e mirë për vendin pasi për herë të parë në këto 27 vjet sa ekziston ky kontest, kemi qëndrim të qartë nga Qeveria se është e gatshme për kompromis dhe tash ajo ka bërë të ditur se pranon një emër me përcaktim gjeografik dhe, madje, ka dalë edhe me katër emra konkretë”, vlerëson Ruxhin.

Sa i përket debatit për identitetin dhe pretendimet se me ndryshimin e emrit, mund të ndryshohet edhe identiteti, Albert Musliu, analist politik, thotë se kjo nuk qëndron. Ai këtë e sqaron me rastin e shqiptarëve, të cilët janë shtetas të Maqedonisë, por në anën tjetër askush nuk mund t’ua mohojë përkatësinë e tyre kombëtare.

Për gjendjen e krijuar, Musliu fajëson partitë, të cilat siç thotë, këtë problematikë gjithmonë e kanë shfrytëzuar për përfitime politike.

“Unë mendoj se emërtimi i shtetit nuk ka se si të ndikojë në destabilizimin e vendit apo në ndryshimin e identitetit tim etnik. Nëse ne nuk i marrin për bazë politikanët dhe nëse shkenca inkuadrohet në mënyrë të duhur dhe nga ana tjetër, politikanët të bëhen të përgjegjshëm dhe jo të shohin interesin e momentin, unë mendoj se edhe ajo frikë, e cila është legjitime te qytetarët, pasi ajo është e pranishme kur shohin se si çdo ditë bombardohen se do të humbin identitetin e gjuhën, atëherë nuk shoh unë se si mundet që emërtimi i shtetit, realisht, të ndikojë në humbjen e identitetit të komunitetit më të madh në Maqedoni”, konsideron Musliu.

Ndryshe, palët pritet t’i qartësojnë pozicionet e tyre gjatë vizitës së paralajmëruar në Shkup të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijac.

Ende s’dihet data e vizitës së tij, por asaj i paraprinë heqja e emrit “Aleksandri i Madh”, që mbante Aeroporti i Shkupit, si dhe i autostradës në drejtim të Greqisë që tani quhet “Miqësia”. Këto veprime janë ndërmarrë nga Shkupi si shprehje e gatishmërisë për forcimin e raporteve apo për t’i dëshmuar Greqisë se Maqedonia nuk ka qasje irredentiste siç pretendon Athina, e cila vlerëson se heroi Aleksandri i Madh i takon Greqisë.(REL)

Next Post
Avokati i stomatologes akuzon hapur: Unë do tregoj “Peshqit e mëdhenj” të ambasadorit Lu

Avokati i stomatologes akuzon hapur: Unë do tregoj “Peshqit e mëdhenj” të ambasadorit Lu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

August 17, 2026
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

August 17, 2026
U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

August 17, 2026
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

August 17, 2026
Eksportet kanë pësuar rënie në katër muajt e parë të 2019

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

August 17, 2026
“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

August 17, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

August 17, 2026
Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com