• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati i stomatologes akuzon hapur: Unë do tregoj “Peshqit e mëdhenj” të ambasadorit Lu

by Java News
04/03/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Llangozi, avokati i stomatologes Olesia Duka, e cila është arrestuar me akuzën për mashtrim është kthyer në akuzues i madh ndaj kallëzuesve të klientes së tij. Madje sipas Llangozit, ata janë ‘peshqit e mëdhenj’ që mbrohen nga shteti.

Në një deklaratë për mediat, Llangozi mbron stomatologen, duke theksuar se ajo ka qenë korrekte dhe ka pasur një jetë të qetë, ndërsa akuzon dy denoncuesit e saj se japin para me fajde në mënyrë të kundërligjshme.

Avokati ofron edhe disa dokumente që tregojnë se një prej denoncuesve ka dy emra si dhe të licencave të tyre. Llangozi thotë se Olesia Duka është ankuar disa herë për gjobëvënie por se askush nuk e ka ndihmuar.

DEKLARATA E PLOTË E AVOKATIT LLANGOZI

Idlir Hoxha dhe Ilir Doçi janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga prokuroria, drejtoria e pastrimit të parave, tatim taksa dhe Banka e Shqipërisë. Olesia Duka ka qenë korrekte dhe në punë, ajo ka pasur jetë të qetë, profesionin nuk ia dha as Idlir Hoxha që ka dy emra dhe as Ilir Doçi që ka abuzuar nëpërmjet njeriut të tij Arben Doçi. E gjithë kjo histori është e pisët, ajo për këtë gjobëvënie iu ka kërkuar ndihmë shumë njerëzve, por askush nuk e ka ndihmuar por e lanë në këtë pikë.

Prokuroria e heton dhe nuk është kompetente pasi sipas tyre kemi të bëjmë me përfitim dhe përfitimi ka ndodhur në Tiranë jo në Durrës ky fakt kuptohet qartë përse ndodh, janë njohjet dhe gjobëvëniet vazhdojnë. Përse Idlir Doçi përdor dy emra Idlir dhe Ilir Doçi? Kjo kuptohet qartë pasi i shmanget një emri.

Masat e marra për këto subjekte të mara nga shteti për këto persona është zero pasi ata janë vet që përdorin shtetin këta janë peshqit e mëdhenj që Donald Lu deklaron por në Shqipëria s’ka kush i kapë pasi ata e kanë kapur shtetin duke përdorur prokuror dhe gjyqtar për të vazhduar gjobvënien e tyre.

Institucionet që flenë gjumë dhe nuk marrin asnjë masë për këta subjekte janë:

  1. Prokuroria që nuk vazhdon hetimin kundër pasurisë së tyre. Këto eksçeinxhe s’kanë të drejtë të japin lekë me fajde, këtë të drejtë e kanë vetëm bankat dhe për këtë do t’ju vëmë në dispozicion licencat.

 

  1. Banka e Shqipërisë që lëshon dy licenca dhe nuk i kontrollon aktivitetin e fajdeve që ata kryejnë pasi çdo përqindje që jepet nja kredi nga një Bankë e nivelit të dytë kontrollohet nga Banka e Shqipërisë dhe këto subjekte që s’kanë të drejtë fare të lëshojnë lek me përqindje.

Pwrse ndodh? Normal ia llogarit Gjykata dhe prokuroria

3.Tatim taksa këto subjekte janë informalitet total dhe nga tatim taksat kemi të bëjmë me një gjumë letargjik shteti miliona euro humbje.

  1. Drejtoria e Pastrimit të parave hesht, asnjë kontroll për këto lek të cilat duken qartë që s’kanë burim sepse e kane shumë të thjesht të marrin bilancet e subjekteve dhe të shkojnë për kontroll.

Përse ndodhin këto? Këta janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga shteti. (Balkanweb)

Next Post
Elton John lë në mes koncertin në Las Vegas, dikush i preku pianon

Elton John lë në mes koncertin në Las Vegas, dikush i preku pianon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

October 20, 2026
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

October 20, 2026
Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

October 20, 2026
Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com