Një video që po qarkullon në Kosovë mes mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje po bën thirrje për organizimin e një udhëtimi nga Prishtina drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë shqiptare.
Në materialin e shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se nisja do të bëhet nesër në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Nesër në orën 12 nisemi nga Prishtina. Pika e takimit: parkingu pas Pallatit të Rinisë. Bashkohu kundër dhunës policore ndaj të rinjve. Për vëllezërit dhe motrat tona, gjakun tonë. Një komb, një zë”, thuhet në video.
Thirrja vjen në një moment kur përfshirja e mbështetësve të Vetëvendosjes në protestat shqiptare është bërë tashmë objekt debati. Në ditët e para të protestave të dhunshme, dy shtetas nga Kosova u ndaluan gjatë protestave në Tiranë. Mediat kanë raportuar se ata ishin të dyshuar për vepra që lidhen me incidentet e dhunshme, ndërsa vetë të ndaluarit kanë mohuar se kishin ushtruar dhunë.
Organizimi i një nisjeje të përbashkët nga Prishtina drejt Tiranës e çon përfshirjen përtej deklaratave të solidaritetit në distancë.












Në Morinë, nesër, bllokim qarkullimi.
Nuk punon sistemi TIMS.
Njesoj si në Greqi.
Qarkullimi, rifillon kur të rregullohet.
Deri në atë kohë, kontrolli do të bëhet MANUALISHT
Hyrja me vizë, që lëshohen nga ambasada në Prishtinë. Orari i pritjes në ambasadë, fillon nga data 1 nentor 2026.
Deri në atë kohë, nuk do të mundesohet hyrje dalja për në Shqipëri.
Lejohen vetëm shtetasit shqiptare.