• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aleancë kundër terrorit apo interesa të tjera? Pse po izolohet Katari…

by A R
07/06/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Gjirit Persik distancohen prej Katarit, pasi e akuzojnё atё pёr mbёshtetje tё terrorizmit. Por vallё synohet vёrtetё lufta kundёr terrorizmit apo ka ndonjё tjetёr aspekt qё e shqetёson Arabinё Saudite?

Presidenca e SHBA-sё njoftoi, se presidenti Donald Trump do tё pёrpiqet pёr zbutjen e situatёs nё Gjirin Persik. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain dhe Egjipti tё hёnёn (05.05) ndёrprenё marrёdhёniet diplomatike me emiratin Katar. SHBA “nuk duan qё kjo thyerje tё vazhdojё” mes vendeve tё Gjirit Persik, deklaruan pёrfaqёsues tё qeverisё Trump. Ndaj synohet qё nё njё takim tё mundshёm marrёdhёniet “tё sillen nё drejtimin e duhur”, u tha.

Ndёrkohё qё presidenti i SHBA-sё Trump e pёrcaktoi vet kёtё drejtim gjatё vizitёs sё tij tё parё jashtё vendit nё maj nё Riad duke i forcuar krahёt Arabisё Saudite: Trump nё fjalimin e tij akuzoi armikun kryesor tё Riadit Teheranin pёr mbёshtetje tё terrorizmit. “Irani financon, armatos dhe pёrgatit terroristё, mercenarё dhe grupe tё tjera ekstremiste”, tha presidenti i SHBA-sё. Gjithashtu ai tha, se shtetet arabe duhet tё sigurojnё, “qё terroristёt tё mos gjejnё asnjё vend tё sigurtё nё territoret e tyre”.

Akuza: Mbёshtetje terrorizmit

Mbreti Salman Ibn Abd-Aziz u shpreh i entuziazmuar prej nismёs sё Trumpit, pёr farkёtimin e njё fronti tё ri kundёr Iranit. E kёtё tani e ndjeu i pari emirati i vogёl Katar:

Pёrse? Arsyeja zyrtare pёr prishjen me Dohan formulohet: Katari mbёshtet terrorizmin e tё ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), vёllazёrinё myslimane, Hamasin palestinez si dhe grupet terroriste nё Lindjen saudite nё rajonin Katif dhe nё Bahrain. Riad, Abu Dhabi, Manama dhe Kajro e akuzojnё kёtё emirat, se po rrezikon stabilitetin dhe sigurinё nё Gjirin Persik. Presidenti i SHBA-sё Trump veprimin kundёr Katarit nё njё mesazh nё twitter e konsideron “ndoshta fillimi i fundit” tё terrorizmit tё tmerrshёm. Ai thotё, se gёzohet, qё vizita ne tij nё Riad ia vlejti duke pasur efekt kaq shpejt. Megjithatё duket se zyrtarisht nuk synohet aq terrorizmi, se sa raporti i Katarit me Iranin. Ky raport ёshtё veҁanёrisht pёr Arabinё Saudite njё halё nё sy.

Rivalё tё vjetёr – rivalё tё rinj

Prej kohёsh Riadi akuzon fqinjin e vet shiit Iranin, se pёrzihet nё punёt e brendshme tё mbretёrisё sunite, pёr ta destabilizuar atё dhe pёr tё zgjeruar rolin e vet nё Lindjen e Mesme. Arabia Saudite i druhet kёsaj edhe sepse minoriteti i margjinalizuar shiit nё lindje tё Arabisё Saudite mund tё ndihet i inkurajuar pёr tё nisur njё kryengritje – e pikёrisht atje, ku ndodhen rezerva tё rёndёsishme nafte. Edhe Bahrain ka shqetёsime nga influenca e tepёrt e shiitёve nё Iran, ndonёse udhёheqja e vendit ёshtё sunite, pjesa mё e madhe e popullsisё ёshtё shiite. Gjithashtu Irani e ka ndryshuar nё masё influencёn e vet nё Irak dhe nё Siri gjatё luftёs nё Siri. Arabia Saudite ndihet mё shumё se kurrё e rrethuar.

Nё botёn arabe Arabia Saudite ka krijuar prej kohёsh aleatё tё rёndёsishёm:  Emiratet e bashkuara arabe ndodhen nё anёn e Riadit. Mbretёria dominon nё kёshillin kooperues tё Gjirit Persik(GCC). Edhe Egjipti i qeverisur nё mёnyrё autokratike, qё varet prej ndihmave financiare prej miliardash tё sauditёve, tregohet si njё partner i besueshёm.  Ndonёse Egjipti vitin e kaluar i ka intensifikuar marrёdhёniet me Teheranin – e kjo nё fakt ngjall pakёnaqёsi nё Arabinё Saudite.

Katari – Qendrim i mёvetsishёm politik

Qendrimi i mёvetsishёm politik i emiratit tё vogёl Katar me mё pak se tre milionё banorё prej kohёsh e ka shqetёsuar Arabinё Saudite. Nёn sheikun Hamad bin Khalifa Al Thani marrёdhёniet me Iranin janё forcuar dukshёm mes viteteve 1995 dhe 2013. Djali i tij me sa duket ёshtё kujdesur pёr kёto marrёdhёnie – e kjo nuk tё befason, sepse Katari dhe Irani pretendojnё se kanё rezervat mё tё mёdha tё naftёs nё rajonin e Gjirit Persik, fushёn e gazit South-Pars, tё cilёn e ndajnё mes tyre. Por megjthatё deri mё tani Irani nuk e ka pasur aleat Katarin. Riadi e akuzon Dohanё, se prej kohёsh vendos interesat e veta para atij tё kёshillit tё kooperimit tё Gjirit Persik.

Kёsaj i shtohet edhe fakti, se sheiku Hamad bin Khalifa me themelimin e televizionit panarab Al-Jasira i ka dhёnё vendit njё theks modern dhe vetёdije politike. Ky televizioni shfaqi i pari pamjet e lёvizjeve tё para tё protestёs mё 2011 gjatё tё ashtuquajturёs pranvera arabe, gjё qё shkaktoi indinjatё nё Riad. Katari nё programin e kёtij televizioni nuk e fshihte qё ishte nё anёn e vёllazёrisё myslimane. Nё sytё e klerit saudit vёllazёria myslimane kёrcёnon pretendimin pёr pushtet tё vahabitёve.

Ka pak gjasё, madje as nuk ёshtё vёrtetuar, qё Katari tё mbёshtesё IS-in, i cili pjesёrisht i referohet ideologjisё sё vahabitёve. Por dihet, qё persona privat nga Katari si dhe disa sauditё i kanё dhёnё para IS-it.

A kёrcёnon rrёzimi i dinastisё?

Fakti qё Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti tani i kthejnё krahёt Katarit, nuk ёshtё vetёm njё kёrcёnim, por edhe synim qё ky vend tё vihet nё pozitё tё vёshtirё. Katari varet nё masё prej importeve, kryesisht tё produkteve ushqimore nga  Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shoqёria ajrore “Qatar Airways” nuk lejohet mё tё ulet e tё ngjitet nё asnjёrin prej kёtyre vendeve.

Nё njё letёr zyrtare Arabia Saudite i ka mohuar legjitimitetin fetar dinastisё sunduese Al-Thani. Ekspertёt e vlerёsojnё kёtё si njё thirrje pёr rrёzim. Emiri i Katarit ndodhet nё krizёn mё tё thellё tё dinastisё sё tij. Nё tё kundёrt Arabia Saudite ndihet e inkurajuar prej mbёshtetjes sё Trumpit, aq sa do ta bindё Uashingtonin qё ta tёrheqё nga Katari bazёn gjigante tё aviacionit ushtarak. Pyetja qё shtrohet tani ёshtё, se si pikёrisht Trump do ta zbusё tani krizёn pas vizitёs sё tij nё Riad./DW/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

November 29, 2026
Studentët e Politeknikut kthehen në auditorë pas tërmetit, orët e humbura do zëvendësohen në fundjavë

Sindikatat e Universiteteve letër me kushte Kuvendit për Reformën Zgjedhore: Kryeministri të ketë maksimumi dy mandate dhe…

November 29, 2026
Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)

Plagosja e deputetit Hoti, Peleshi: Asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet! Bardhi: Neveri, dhuna s’mund të maskohet pas fjalës ‘incident’!

November 29, 2026
EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

November 29, 2026
EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

November 29, 2026
Emri/ Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, 45-vjeçari godet me thikë bashkëshorten pas sherrit në familje! E plagosura dërgohet te Trauma, burri ndalohet

November 29, 2026
Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In