• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aldo Shllaku rrëfen në podkastin e Ramës: Nga internimi, tek muzika e Spider-Man

by A R
19/04/2026 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 15-të të podkastit “Flasim”, sezonin e gjashtë, kishte të ftuar kompozitorin shqiptar me karrierë ndërkombëtare në Hollywood, Aldo Shllaku.

Historia e tij u soll si një shembull i fuqishëm i suksesit të diasporës shqiptare, në kuadër të reflektimeve për Samitin e IV të Diasporës.

“Origjinën e kam nga Shkodra, por jam lindur dhe rritur në Elbasan për shkak të internimit të familjes. Pas shkollës së mesme ika jashtë vendit,” tregoi ai, duke kujtuar fillimet e jetës së tij. Pas përfundimit të shkollës së muzikës “Onufri” dhe rënies së regjimit, ai emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku nisi studimet për kompozicion në Montreal. Në Kanada u mora me kompozicion. Mbarova studimet në Montreal dhe më pas shkova për studime pasuniversitare në Los Angeles,” shtoi Shllaku.

Në University of Southern California, një nga institucionet më prestigjioze për muzikën e filmit, ai hodhi hapat vendimtarë të karrierës.

“Ndejtja atje dhe puna me profesorin që merrej me muzikë filmash ishte shkolla e vërtetë. E ndihmoja për temat, orkestrën, isha asistent i tij,” rrëfeu kompozitori.

Kjo eksperiencë i hapi rrugën bashkëpunimit me kompozitorin e njohur Christopher Young, duke kontribuar në projekte të mëdha si “Spider-Man 2” dhe “Spider-Man 3”.

Pas pesë vitesh si asistent, ai vendosi të ndërtonte rrugën e tij të pavarur.

“Punova 5 vjet dhe më pas vendosa të vazhdoj vetë. Projekti i parë ishte një serial filmash animacion dhe më pas erdhën projekte të tjera,” tregoi ai.

Me një karrierë dydekadëshe në industrinë globale të filmit, Shllaku rrëfeu se periudha e pandemisë ishte më e vështira.

“Momenti më i vështirë ka qenë COVID-i. U mbyll çdo gjë dhe ishte një situatë shumë konfuze,” tha ai.

Aktualisht, ai punon paralelisht në disa projekte.

“Ky është viti më i angazhuar që kam pasur, kam rreth 6 projekte në të njëjtën kohë dhe punoj me asistentë ndërkombëtarë,” u shpreh Shllaku.

Duke folur për zhvillimet teknologjike, ai u shpreh skeptik ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale në muzikë.

“Ende nuk e pranoj inteligjencën artificiale në këtë fushë. Ka ligje që, kur përdoret AI, nuk mund ta quash më pronësi intelektuale muzikën që prodhon,” tha kompozitori.

Shllaku ndau detaje nga bashkëpunimet e tij me emra të mëdhenj të kinemasë botërore, si Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Një nga kulmet e karrierës së tij mbetet puna për muzikën e filmit “The Comeback Trail”, me regji të George Gallo.

“Ishte një privilegj të punoja si kompozitor në një produksion me aktorë të nivelit më të lartë të Hollywood-it,” u shpreh ai.

Ai njoftoi gjithashtu se do të rikthehet në korrik për tre shfaqje të muzikës së filmave të tij, me orkestrën e TOB, në Tiranë, Shkodër dhe Prishtinë.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 20 Prill 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com