• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti: Në takimin e parë me Ramën do flas për “Shengenin Ballkanik”

by A R
16/10/2019 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për RTV Ora ka trajtuar një sërë çështjesh.

Intervista u mor nga gazetarja Kozeta Kurti

Kozeta Kurti: Jeni shprehur se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë njësoj siç Kosova e sheh Serbinë? Çfarë keni dashur të thoni konkretisht në këtë pjesë të deklaratës suaj?

Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të të njejtit komb dhe Tirana Zyrtare nuk do duhej të kishte tjetër politikë karshi Beogradit dhe të jetë ajo e ndryshme prej Prishtinës. Çfarë do rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë, shqiptarët janë e vërteta e Serbisë dhe nuk mund të kemi dy politika të ndryshme të jashtme karshi Serbisë. Në përgjithësi besoj që nuk kemi nevojë fare për dy politika të jashtme, por aq më tepër kjo vlen karshi Serbisë, e cila ka përplot krime nga e kaluara dhe kurrëfarë pendese në të tashmen, që do të na ndihmonte për pajtim në të ardhmen.

Kozeta Kurti: Edi Rama në një intervistë për Idro Seferin ka deklaruar: “ndryshe nga Albini nuk bëj politikë me marrëdhënie dhe biseda personale”, po ju si npërgjigjeni?

Albin Kurti: Nuk e kam të qartë për çfarë e ka fjalën, sepse unë zhvilloj poliutikë me vizion dhe vullnet, me program të VV dhe me vendosmëri të paepur.

Kozeta Kurti: Çfarë keni ndjerë kur e keni parë foton e famshme të takimit të shtrëngimit të duarve? Pse tani, pse në këtë moment, sot juve jeni kryeministër para presidentit Vuçiç, por dikur juve keni qenë një protestues i burgosur, ndërsa ai ishte anëtar i kabinetit të qeverisë së Milosheviçit si ministër i Informacionit.

Albin Kurti: Fatkeqsisht në Serbi kohërat e errëta kanë kthyer pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç me 12 mars të vitit 2003. Kur do të shkruhet Serbia si histori e shekullit të 21, me siguri që dy vrasje do të jenë në thelb. Vrasja e Zoran Xhinxhiç në vitin 2003 dhe vrasja e Oliver Ivanoviç në 2018. Pra ata të cilët kanë qevijuar nga diktati i Beogradit që përfaqëson zërin e kishës orthodokse serbe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve dhe të aparatit shtetëror të dhunës, posaçërisht të ushtrisë, policisë dhe shërbimit sekret këta i kanë vrarë. Fatkeqsisht në këtë anë të errët bën pjesë edhe presidenti aktual i Serbisë dhe bën gabim çdo politikan që nuk e kupton, apo e harron këtë fakt. Në Serbi nuk ka asnjë shenjë tek varrezat masive ku i eksumuan kufomat shqiptare, të cilat ishin vrarë në Kosovë, ishin varrosur në Kosovë, ishin zhvarrosur në Kosovë, ishin transportuar në Serbi, ishin varrosur në Serbi dhe u zhvarrosën në Serbi. Tani aty kemi poligon qitje për ushtrinë serbe, ndërkohë që në akademinë e tyre ushtarake japin mësim gjeneralët sebë pas përfundimit të dënimit në burgun e tribunalit të Hagës. Ky shtet nuk ka kurrëfarë ballafaqimi me të kaluarën. Në Gjermani kemi pasur denacifikimin si proces pas luftës së 2-të botërore. Asnjë përqind të denacifikimit që ka ndodhur në Gjermani, nuk ka ndodhur në Serbi dhe në politikë historia është tejet e rëndësishme. Jo për t’u obsesionuar më të, por për t’i nxjerrë mësimet për të ardhmen. Unë insistoj që politikanët shqiptarë në të dy anët e kufirit që na ndan padrejtësisht, duhet ta kenë mendjen tek historia kur kanë punën me Serbinë.

Kozeta Kurti: Jeni shprehur sistematikisht se do bëni një luftë të vazhdueshme për të luftuar varfërinë. A nuk do të ishte një mundësi ky “shengeni ballkanik” si pjesë e ndër rajonaitetit të marrëdhënieve?

Albin Kurti: Nuk besoj që ne jemi të varfër sepse i mungon liria e qarkullimit të kapitalit apo njerzëve. Por ne jemi të varfër, e të papunë sepse nuk kemi akomulim të kapitalit dhe akomulimi i kapitalit vjen nga prodhimtaria. Prodhimtaria është industriale, bujqësore dhe zejtare dhe ne kemi defiçite të tmerrshme tregtare, të cilat na i mbulon dhe përkthehet në mbijetesë, Diaspora jonë me remitancat e shumta. Shqipëria e ka diasporën e saj në Itali e Greqi, Kosova e ka në Zvicër dhe në Gjermani dhe ata neve na kompensojnë për ato defiçite të tmerrshme tregatre që i kemi. Në Kosovë raporti 1 me 9, në Shqipëri nëse nuk gaboj është 1 me 3. Ne duhet të kthehemi në një popull prodhues, krijues dhe jo në një popull konsumator që mezi mbijeton. Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e kapitalit, edhe të financave, edhe të njerzëve. Kjo ka të bëjë me mungesën e bazës industriale të prodhimtarisë vendase, e cila do të na i zëvendësonte importet dhe do të na rriste eksportet.

Kozeta Kurti: Si është fryma e koalicionit? A ka mirëkuptim?

Albin Kurti: Ka frymë mirëkputimi, ka frymë bashkëpunimi. Lëvizja VV dhe LDK janë të destinuara për ta formuar qeverinë e re me një koalicion tëe përbashkët. Këtë gjë në fakt e ka vendosur populli i Kosovës, i cili votoi për ndryshim dhe jo vetëm kaq, por votoi që ktij ndryshimi ti prijë VV. Do dëshiroja që kjo të shkonte më shpejt, por këtë javë do ta kemi takimin në njërën anë për të harmonizuar programin dhe projektet e përbashkëta dhe në anën tjetër për të përcaktuar ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve në qeverinë e re.

Kozeta Kurti: Vjosa Osmani e ka quajtur fatkeqësi idenë e krijimit të “shengenit”. “Mendoj se është fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë nga Kosova para se të arrinte një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar”, ka thënë zonja Osmani.

Albin Kurti: As unë nuk e di nëse është konsultuar, mirëpo kjo është një ndër çështjet që do ta ngre në takimin  e parë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, qoftë kjo si fitues i zgjedhjeve, apo edhe si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kozeta Kurti: Ajri i pranverës, ashtu sikurse premtuat ju që do të fillonte me Koaovën është ndjerë. Vazhdoni të jeni i të njëjtit mendim?

Albin Kurti: Padyshim. Shqiptarët në Ballkan i kanë mundësitë shumë më të mëdha dhe gjendjen shumë më të keqe, sesa e meritojnë dhe ju takon dhe fitorja jonë me 6 tetor e ka vulosur këtë datë, si datë të fillimit të ardhmërisë. Unë jam i bindur që me qeverisjen tonë do të kemi një kulturë të re të pushtetit, ku qeverisja është shërbim dhe shteti është Republikë.

Kozeta Kurti: Shoqëritë shqiptare, edhe të Tiranës zyrtare edhe të Prishtinës zyrtare kanë një lloj frike që me ardhjen tuaj në pushtet do të zbehet pak forca e opozitës. A do ta dëshironit një opozitë si ajo që keni bërë ju gjatë gjithë këtyre viteve? Keni 10 vjet që i keni provuar të gjitha. Partia juaj erdhi nga një Lëvizje dhe a do ta dëshironit një opozitë si e juaja?

Albin Kurti: Unë nuk do ta dëshiroja një opozitë si vetja ime teksa jam në qeveri, por as nuk do të ketë nevojë dhe arsye sepse ne do të qeverisim mbarë e mirë. Në fakt ka pushtet pa demokraci, por nuk ka demokraci pa opozitë. Ne na nevojitet një opozitë konstruktive dhe e fuqishme dhe kushtet për këtë unë besoj që do të jenë të plota, do të jenë të vërteta dhe jo sikurse në mandatet e heshme, kur qeveria bënte pazare në pushimet verore dhe ne detyroheshim të bëheshim radikalë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

November 29, 2026
Studentët e Politeknikut kthehen në auditorë pas tërmetit, orët e humbura do zëvendësohen në fundjavë

Sindikatat e Universiteteve letër me kushte Kuvendit për Reformën Zgjedhore: Kryeministri të ketë maksimumi dy mandate dhe…

November 29, 2026
Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)

Plagosja e deputetit Hoti, Peleshi: Asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet! Bardhi: Neveri, dhuna s’mund të maskohet pas fjalës ‘incident’!

November 29, 2026
EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

November 29, 2026
EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

November 29, 2026
Emri/ Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, 45-vjeçari godet me thikë bashkëshorten pas sherrit në familje! E plagosura dërgohet te Trauma, burri ndalohet

November 29, 2026
Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In