• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i SFIDA: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, siguri e ulët ushqimore

by Java News
30/05/2017 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sfida për Shqipërinë thotë se politika shqiptare rrezikon çdo ditë shëndetin e qytetarëve, për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore.

SFIDA ka prezantuar sot, në një takim me qytetarë, një pjesë të programit të saj për shëndetësinë: çështjen e sigurisë ushqimore.

“Jemi në fushatë dhe të gjitha partitë dëshirojnë të flasin për politikë ose për kundërshtarët e tyre. Sfida për Shqipërinë beson se duhet folur për gjëra që prekin njerëzit drejtpërdrejt, si siguria ushqimore, pra ajo çfarë hamë, shëndeti ynë,” u shpreh kandidati për Tiranën Ermal Hasimja.

Ai tha se partitë e tjera nuk duan të flasin për këtë çështje sepse kanë synim interesat politike e financiare të tyre, e jo shëndetin e qytetarëve.

“Në inspektoriatet shqiptare, në vend që të garantohen kontrolle të sigurta, vihen drejtorë që ngjisnin postera partikë dhe nuk kanë asnjë përvojë pune. Jemi vendi me nivelin më të lartë të sëmundjeve të rrezikshme në Europë dhe kjo për shkak të tre arsyeve kryesore: stresi për shkak të pasigurisë financiare, mjedisi, i shkatërruar nga politikat e këtyre 25 viteve, dhe ushqimet që nuk kontrollohen për nivelet e palejuara të përbërësve të dëmshëm,” u shpreh Hasimja.

Sfida për Shqipërinë e konsideron garantimin e cilësisë ushqimore si element thelbësor të shëndetit dhe si prioritet të politikave të saj shëndetësore.

“Ne besojmë se shqiptarët meritojnë më shumë përkujdesje për ta dhe familjet e tyre. Ne besojmë se me vullnetin e duhur kjo mund të arrihet. Fushata jonë ka në qendër interesat e drejtpërdrejta të jetës së qytetarëve. Bashkë Mundet!” u shpreh mes mbështetësve kandidati i Sfida për Shqipërinë, Ermal Hasimja në Tiranë./a.ç

Next Post
67-vjeçari grabitet nga…kompania ku është aksioner, nisin hetimet

Zhduken dy adoleshente në Tiranë, policia nis kërkimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com