• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarmi/ Qumështi i bebeve me salmonelë prek 83 shtete, ja pasojat

by Java News
14/01/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 12 milionë kuti të qumështit pluhur për foshnjat në 83 shtete janë tërhequr për shkak të skandalit të salmonelës që përfshiu kompaninë franceze të qumështit, Lactalis.

Drejtori ekzekutiv i firmës konfirmoi shkallën e rrezikut të kontaminimit, shkruan gjiganti britanik, BBC.

Shumica e vendeve të prekura janë në Europë, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. SHBA, Britania dhe Australia nuk janë të prekura.

Produktet kanë nisur të tërhiqen nga tregu që nga dhjetori, pasi u zbuluan bakteret e salmonelës në një fabrikë.

Paditë erdhën nga prindërit që deklaruan se fëmijët e tyre u bënë të sëmurë për shkak të pirjes së formulës.

Grupi Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh.

Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Madje, mund të jetë kërcënuese për jetën, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Deri tani 35 raste janë raportuar në Francë dhe një tjetër është konfirmuar në Spanjë.

Një tjetër rast i mundshëm po hetohet në Greqi, thanë autoritetet franceze të premten.

Në një intervistë ekskluzive në gazetën franceze Journal du Dimanche, Drejtori ekzekutiv i Lactalis mohoi se firma kishte tentuar të fshehe rastin.

“Ka ankesa dhe do të ketë një hetim me të cilin do të bashkëpunojmë plotësisht,” tha Emmanuel Besnier.

Ai gjithashtu premtoi se kompania do të kompensojë çdo familje të prekur.

a.ç

Next Post
Dëbora mbulon Kukësin, bien ndjeshëm temperaturat

Dëbora mbulon Kukësin, bien ndjeshëm temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In