UNICEF lëshoi një këmbanë alarmi sot për situatën në Republikën Demokratike të Kongos, ku 400 000 fëmijë të kequshqyer rrezikojnë të vdesin në rajonin e Kasait (qendër) nën kërcënimin e dhunës që prej shtatorit 2016.
“Të paktën 400 000 fëmijë nën moshën pesëvjeçare, në rajonin e Kasait, në Republikën Demokratike të Kongos, vuajnë nga kequshqyerja e tejskajshme dhe mund të vdesin në 2018 nëse nuk ndërhyhet me ndihma për kujdesin shëndetësor dhe në ushqime”, bën të ditur deklarata e UNICEF.
”Më shumë se 750 000 fëmijë në rajon vuajnë nga kequshqyerja e tejskajshme”, shton Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.
“Situata e rëndë është shkaktuar kryesisht nga dhuna, zhvendosjet masive dhe ulja e prodhimit bujqësor gjatë 18 muajve të fundit”, sipas organizatës./a.ç