• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri! Si e sunduan vendin krimet në vitin 2021

by
27/06/2022 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin vjetor të aktivitetit të institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, një rëndësi e veçantë i është kushtuar korrupsionit në të gjitha nivelet dhe krimeve ekonomike.

SHISH është ndaluar konkretisht te pastrimi i parave, që vjen si rezultat i fuqizimit të krimit të organizuar jashtë dhe brenda vendit dhe dobësimit të kontrollit të aktiviteteve të tyre ekonomike. Sipas verifikimeve të tyre, bëhet me dije se krimet ekonomike në vendin tonë nuk realizohen vetëm nga shqiptarët që operojnë në paligjshmëri të theksuar kriminale, por edhe të huaj, pjesë të krimit të organizuar ndërkombëtar. Në raport, SHISH flet jashtë fakteve konkrete, por duke sjellë dukurinë dhe mënyrën se si ajo vihet në jetë në vendin tonë.

Sipas SHISH, krimet në ekonomi që kanë sunduar vitin që lamë pas, janë evazioni fiskal, kontrabanda, futja e kartëmonedhave të huaja cash dhe metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar. Po ashtu, një nga shqetësimet e mëdha të 2021-shit është konstatuar informaliteti i lojërave të fatit, po aq sa huadhënia informale jashtë instrumenteve bankare. Një ndalesë interesante, ndonëse e pasqaruar konkretisht dhe me fakte, për shkak të procedurës që ndjek ky institucion, është edhe historia e aktivitetit të “Call-Center”-ave në vendin tonë. Edhe pse për këta operatorë ekonomikë është folur shumë, në fakt asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë aksion kontrollues shtetëror, vetëm në një rast kur në vendin tonë mbërritën ekspertë gjermanë të hetimit, pasi ishin mashtruar me qindra shtetas të vendit të tyre.

Por SHISH tregon se është në dijeni të të gjithë aktivitetit të dyshimtë që kamuflojnë këto kompani dhe që veprojnë prej më shumë se një dekade në vendin tonë. Në raport zë vend edhe prodhimi i “Bitcoin”, monedha që ka hyrë kohëve të fundit, por që është kthyer në një aktivitet konkret kriminal, sipas raportit, pasi ata funksionojnë në informalitet, pasurohen shpejt dhe ekziston rreziku jo vetëm i pastrimit të produkteve të veprës penale, thotë SHISH, por edhe i financimit të terrorizmit. Një tjetër sektor që SHISH thotë që është investuar së tepërmi përgjatë vitit që lamë pas janë krimet kibernetike.

Ata janë ndalur te ndërhyrja në të dhënat personale të shqiptarëve, që pasuan njëra tjetrën pa u ndalur. Në fakt, viti 2021 nisi me skandalin e ‘patronazhistëve’, që SPAK e përjashtoi nga hetimi për mungesë kompetence lëndore, ndërkohë që më pas Shqipëria u godit edhe disa herë të tjera nga ndërhyje në të dhënat personale. SHISH informon se ka ndërhyrë disa herë për të përballuar sulmet kibernetike përgjatë vitit që lamë pas, të gjitha sulme nga jashtë. Ata kanë mundur të identifikojnë shpesh edhe vendin e origjinës së sulmeve, por edhe t`i lexojnë si duhet këto sulme duke i konsideruar edhe si terrorizëm kibernetik.

RAPORTI: KORRUPSIONI DHE KRIMET NË EKONOMI

Korrupsioni dhe krimet në ekonomi mbeten fenomene shqetësuese që cenojnë barazinë ekonomike mes shtetasve dhe sundimin e ligjit. Pastrimi i produktit të veprës penale mbetet karakteristikë e krimit të organizuar. Ndërveprues janë edhe shtetas të huaj, të përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar. Krimet në ekonomi më të përhapura janë: evazioni fiskal, nëpërmjet aplikimit të praktikave dhe skemave të ndryshme abuzive; kontrabanda e mallrave të akcizës, shfaqur nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit doganor, si dhe të kartëmonedhave të huaja cash dhe të metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar; realizimi i lojërave të fatit në informalitet; huadhënia informale jashtë instrumenteve bankare, aplikimi në informalitet i kriptomonedhave virtuale dhe brokerimi i palicencuar.

Veprimtaria e brokerimit të palicencuar apo të ushtruar në informalitet nga operatorë ekonomikë, shfaqet në ndërmjetësimin dhe investimet në bursa jashtë shtetit, në kriptomonedha dhe metale të çmuara, duke e kamufluar veprimtarinë pas aktiviteteve të tipit “call center”. Gjithashtu, aktorët e përfshirë në këtë formë paligjshmërie kanë krijuar edhe rrethanorë të përshtatshëm për prodhimin e kriptomonedhës në informalitet.

PRODHIMI I “BITCOIN”

Në vendin tonë prodhohet “Bitcoin” nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet. Merren objekte me qira, afër vendeve ku mundësia për të abuzuar apo vjedhur energjinë elektrike është më e lartë, por ka edhe raste ku ndërhyhet në matësit elektrikë. Aktiviteti zhvillohet në informalitet edhe pse ka hyrë në fuqi legjislacioni përkatës (ligji Nr.66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”) që përfshin rregullimin e kushteve të licencimit, ushtrimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të operatorëve dhe bursave, tregtimin e monedhave virtuale dhe parandalimin e praktikave abuzuese në treg, në vendin tonë. Përdorimi i parasë virtuale sjell një sërë përfitimesh dhe lehtësirash të mundshme. Kjo me gjasa rrit rrezikun e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit apo vepra të tjera gjeneruese të ardhurash kriminale.

SIGURIA KIBERNETIKE

Vlerësohet se, niveli i kërcënimeve kibernetike është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global. Aktorët e kërcënimeve keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë e platformave elektronike të ruajtjes, administrimit dhe komunikimit, për të siguruar akses në informacione sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjence. Infrastrukturat kritike fizike dhe elektronike mbeten shënjestra të kërcënimeve kibernetike nga aktorë shtetërorë kundërshtarë dhe entiteteve të lidhura me to.

Hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike. Aktorët shtetërorë kundërshtarë po investojnë për të zgjeruar shkallën dhe fuqinë e programeve kibernetike të rrezikshme, duke i trajtuar ato si një mjet të politikës së jashtme, në kuadër të rivalitetit me faktorin perëndimor, por edhe si aktivitete hibride me synime presioni, përkundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundrejt tyre.

Shërbimet e inteligjencës së vendeve jomike zhvillojnë operacione të spiunazhit kibernetik për të grumbulluar informacione në përgjigje të prioriteteve të politikave të tyre të brendshme dhe të jashtme. SHISH-i është angazhuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe analitike ndaj kërcënimeve kibernetike. Shërbimi ka ndjekur në dinamikë situatat mbi kërcënimet kibernetike ndaj infrastrukturës së SHISH dhe institucioneve publike e private të RSH-së dhe ka arritur të identifikojë targetin e kërcënimit, llojin dhe natyrën e sulmit.

SULMET KIBERNETIKE

Gjatë vitit 2021, SHISH-i ka arritur të përballojë me sukses një numër të madh kërcënimesh kibernetike në perimetrat publikë. Të gjitha këto kërcënime janë neutralizuar në fazën e rikonjicionit aktiv, ku është arritur të identifikohet targeti dhe burimi i kërcënimit. Aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë të vendeve joperëndimore, si dhe entitetet e lidhura me to, përbëjnë burimin kryesor të kërcënimeve, shoqëruar me aktivitet të përhershëm, të shtuar dhe rikonicion aktiv.

Objekt i sulmeve përgjatë 2021 kanë qenë në pjesën dërrmuese bazat e të dhënave, infrastrukturat VoIP, si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së depërtimit nëpërmjet serverëve C2 (Command and Control). Hapësira kibernetike po shfrytëzohet edhe për operacione informative ndikimi edhe për shkak se avantazhi dhe dimensioni i ndikimit është më i madh se sa kostoja e tyre dhe rreziku i ekspozimit.

/e.d

Next Post
Lufta ne Ukraine dhe ndikimi në antarësimin e Ballkanit në BE 

Lufta ne Ukraine dhe ndikimi në antarësimin e Ballkanit në BE 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In