• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

by E B
03/07/2026 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për televizionin Klan News, dhënë për gazetarin Bes Jaçaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka komentuar gjerësisht zhvillimet e fundit rreth protestave qytetare në vend. Përmes qëndrimit të saj, ministrja ndau qasjen e qeverisë ndaj tubimeve, transformimin e natyrës së tyre dhe qëndrimin e prerë ekzekutiv përballë kërkesave të organizatorëve.

Ministrja Ibrahimaj pranoi se vazhdimësia e protestës ka qenë një situatë shqetësuese, duke theksuar se qëllimi i qeverisë ka qenë kuptimi i shqetësimeve reale të qytetarëve për të ofruar një zgjidhje të pranueshme. Ajo nënvizoi se zëri i qytetarëve duhet dëgjuar dhe se qeveria do të bëjë reflektimet e duhura për përmirësim.

Megjithatë, Ibrahimaj dënoi përshkallëzimin e situatës ditët e fundit, duke vënë në dukje se manifestimi që nisi si paqësor dhe demokratik, u degjenerua në skena dhune dhe goditjeje gjatë seancave plenare, të cilat nuk i shërbejnë dialogut.

Delina Ibrahimaj: Ndjesia patjetër, një protestë që po vazhdonte, padiskutim që ishte shqetësuese. Më shumë për të kuptuar shqetësimin e qytetarëve, çfarë rrjedhe do të merrte protesta dhe kush ishte mbrapa protestës. Qoftë në drejtimin e dhënies së një zgjidhjeje, e cila mund të ishte e pranueshme për të gjitha palët, por edhe për të kuptuar se kush ishte shqetësimi kryesor i qytetarëve. Është një situatë, e cila është shqetësuese, më pas ne kemi mbajtur qëndrimet tona. Kemi dhënë mendimet tona mbi protestën dhe organizatorët e protestës. Pa dyshim që qytetarët duhen dëgjuar dhe shqetësimet e tyre duhen dëgjuar dhe në drejtimet që krijojnë shqetësime për qytetarët, qeveria duhet përmirësuar. Kemi dëgjuar shqetësimet dhe padyshim që do të bëjmë reflektimet tona sa u takon shqetësimeve. Gjatë këtij muaji intensiteti i protestës nuk ka qenë i njëjtë dhe në ditët e fundit e kam parë protestën edhe me skenat që kanë ndodhur në dy herët e fundit që kemi pasur seancë plenare, me goditjet me dhunën. Filloi si një protestë qytetarë, paqësore dhe shumë demokratike, ndërkohë që kemi parë skena dhune, goditje. Skena të  cilat nuk i takojnë asaj kategorie të protestës, e cila kërkon që t’i dëgjohet zëri.

E pyetur mbi kërkesën e panegociueshme të protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar, ministrja e rrëzoi prerazi këtë opsion. Ibrahimaj argumentoi se numri i protestuesve, ndonëse i konsiderueshëm, nuk i afrohet as minimalisht numrit të qytetarëve që legjitimuan Partinë Socialiste. Ajo shtoi se qeveria ka marrë një mandat të qartë me zotimin madhor për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.

* Si do e shikojë qeveria qëndrimin e saj, pasi protestuesit kanë një kërkesë të panegociueshme që është largimi i kryeministrit dhe qeverisë?

Delina Ibrahimaj: Largimi i kryeministrit nuk është një kërkesë e pakontestueshme. Protestuesit janë një numër i konsiderueshëm qytetarët, por asnjëherë një numër që mund t’ia afrohet, as minimalisht, numrit të qytetarëve të cilët kanë votuar PS dhe kryeministrin Edi Rama për të drejtuar Shqipërinë. Ne kemi marrë mandatin e katërt me një premtim për qytetarë shqiptarët, që do të bëjmë Shqipërinë anëtare të BE.

Lidhur me praninë dhe mbështetjen e disa eurodeputetëve në protestë, Ibrahimaj sqaroi se qëndrimet e individëve të caktuar nuk përfaqësojnë vullnetin e të gjithë Parlamentit Evropian. Sipas saj, ka pasur raste të manipulimit të imazhit në mediat e huaja dhe se disa nga personat që flasin në emër të popullit udhëhiqen më shumë nga protagonizmi personal sesa nga një mandat real popullor.

* Si e keni parë atëherë ardhjen e eurodeputetëve në Shqipëri?

Delina Ibrahimaj: Ardhja dhe mbështetja e protestës nga disa eurodeputetë nuk do të thotë asnjëherë që mbështetet nga i gjithë PE. Sigurisht që ka linja eurodeputetësh që e mbështesin protestën. Unë nuk e di nëse protesta në mediat e huaja është pasqyruar realisht, sepse ka pasur edhe manipulime imazhi gjatë kohës që protesta ndodh. Ka eurpdeputetë që e mbështesin protestën dhe ka eurodeputetë që kanë qëndrimet e tyre, kjo nuk do të thotë që ky është qëndrimi i PE. Ka pasur biografi për disa individë që kanë vendosur të flasin në emër të popullit, ndërkohë që nuk është populli që i ka vënë para mikrofonit, por është protagonizmi apo vullneti i tyre, për të dalë dhe për të folur në emër të popullit.

Next Post
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In