• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i Metës për grusht shteti/ Spartak Braho: Qesharake, çuditem si mund të veprojë Rama kundër vetes

by Java News
19/02/2020 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Spartak Braho ka komentuar sot deklaratat e presidentit Ilir Meta si edhe të opozitës, lidhur me përgatitjet për një grusht shteti në vend. Deklaratat Braho i bëri në mbledhjen e komisionit të sigurisë, në të cilin po diskutohet akti normativ i qeverisë për paketën Anti-KÇK.

“Çuditem me një gjë, nuk e kuptoj alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bejë grusht shteti Edi Rama kundër vetes së tij? Opozita mund të bëjë grusht shteti. Është jo vetëm qesharake por një lloj justifikimi. Jam deputet i vjetër dhe ka pas raste kur Sali Berisha ka tentuar grusht shteti. Si mund të bëjë mazhoranca grusht shteti kur pushtetin e ka.” u shpreh Braho. Ndër të tjera Braho theksoi se Shqipëria nuk është vendi i parë që aplikon masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetitm ndërsa solli si shembull Italinë apo SHBA, pasi u godit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

“Nuk jemi ne të parët që aplikojmë masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetit. Italia në vitet ’80, i ka aplikuar ato. SHBA pas 11 shtatorit aplikoi masa të forta që preknin të drjetat e njeriut. Edhe ne kemi zgjedhur këtë masë.” vijoi më tej Braho, ndërsa këshilloi zv/ministren Voda të bëjë kujdes me modalitetet e zbatimit të Anti KÇK-së.

Ndërkohë zv/ministrja Rovena Voda u shpreh se akti do të shoqërohet edhe me shpenzime në buxhet, një momentin që do të përfshihen edhe ekspertë të fushave të tjera, për të patur një hetim të plotë. Ndonëse nuk kishte një shifër të saktë, Voda tha se fondet do të vihen në dispozicion.

“Sigurisht do ketë shpenzime në buxhet kur të përfshihen ekspertë të fushave të tjera, për të pasur një hetim të plotë. Nuk është llogaritur saktë e nuk mund ta japë shifrën. Por meqenëse vullneti i qeverisë është për jetësimin e aktit, fondet do vihen në dispozicion.

Komiteti Kombëtar është vlerë e shtuar, pasi nxit bashkëpunimin mes të gjithë aktorëve, por edhe monitoron punën e Operacionit Forca e Ligjit.Ndoshta në mbledhjen vijuese të qeverisë do kalojnë aktet për strukturën dhe organikën. Struktura do të ketë degët e saj edhe në drejtoritë vendore”, u shpreh Voda, ndërsa e konsideroi një risi aksesin e policisë në databaza, pasi sipas saj efektivët do të kenë në dispozicion të dhëna që nuk i kanë patur më parë. /e.s/

Next Post
Meta sulmon Ramën me shkrimin e profesorit austriak: Mos u impresiononi nga pikturat e tij! Lipset ndihma e të huajve

Meta sulmon Ramën me shkrimin e profesorit austriak: Mos u impresiononi nga pikturat e tij! Lipset ndihma e të huajve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In