• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta sulmon Ramën me shkrimin e profesorit austriak: Mos u impresiononi nga pikturat e tij! Lipset ndihma e të huajve

by Java News
19/02/2020 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën duke sulmuar kryeministrin Edi Rama përmes një shkrimi të botuar në një gazetë austriake nga Paul Lendvai, që sipas kreut të shtetit është një nga personalitetet e shquara më anti-komuniste në Europë, njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit, si dhe mbështetës i palodhur i rrugëtimit të tyre europian.

Në shkrim, Paul Lendvai, referuar kryeministrit Edi Rama, ndër të tjera thotë se “Mos u impresiononi nga pikturat e tij por shikojini mirë ndikimin. Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar”.

Në ditët e fundit, Ilir Meta ka nisur që të trazojë sërish ujërat e politikës shqiptare, ku idenë e një grushti shteti, vendosi ta përhapë në radhët e opozitës jashëparlamentare përmes Bashës, të cilin e ftoi në një takim në presidencë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të lexoni më vëmendje këtë shkrim të Profesorit Paul Lendvai, një nga personalitet e shquara më anti-komuniste në Europë, njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit, si dhe mbështetës i palodhur i rrugëtimit të tyre europian.
________________________________________________
Mos u impresiononi nga pikturat e tij por shikojini mirë ndikimin
Shqiptarët: forca e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirekuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar
Nga Profesor Paul Lendavi
Botuar në të përditshmen austriake Der Standard, 18 shkurt 2020;

Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon.

Në Kosovë së fundmi Albin Kurti mori ofiqin e kryeministrit. 44-vjeçari, dikur radikal i majtë e rebel nacionalist premton tashti një kurs të moderuar por pa kompromise në çeshtjet themelore. Të tërë vëzhguesit e informuar theksojnë njëzëri reputacionin e tij si i pakorruptueshëm. Sidoqoftë duhet pritur për të parë sa do të zgjasë e premtuara “Epokë e Re”. E sigurt është që në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje politika nuk merret me nostalgjinë e “Shqipërisë së Madhe” por me luftën për shtetin ligjor e kundër korrupsionit.

Bisedat e mija në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë më lanë përshtypjen e një shteti të brishtë.

Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris prej gjashtë vitesh, një piktor i njohur mori emër në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. Tonet e tija herë pas here nacionaliste ( ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri.

Tragjikomedi

Përfaqësues të Partisë Demokratike, e cila ka bojkotuar parlamentin e zgjedhjet, e quajnë tragjikomike verfikimin e magjistratëve dhe e quajnë qeverinë si “vetshërbim” por abuzimi politik me pushtetin e drejtësisë ka bërë prej dekadash dëme në adiminstratë. Megjithatë edhe kritikët më të ashpër të qeverisë Rama theksojnë se negociatat me BE duhet të fillojnë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos për të rritur presionin mbi qeverinë dhe për të mbështetur transformimin e filluar.

Unë i përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar në lëkurën e tyre diktaturën më mizore në Europë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës dhë këtë përvojë e ndava me lexuesit e teleshikuesit. Po kështu edhe kur Milosheviçi, Mlladiçi e Karaxhiçi përgjakën shqiptarët e Kosovës.
Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar.

Professor Paul Lendvai është një personalitet austriak me origjinë hungareze i cili ka botuar shumë libra, ndër to edhe mbi Shqipërinë, e ka punuar edhe si titullar në televizion publik austriak.

Next Post
Mbi 2 mijë viktima nga coronavirusi, ekspertët: Vaksinës i duhen 12-18 muaj për t’u zhvilluar dhe testuar

Mbi 2 mijë viktima nga coronavirusi, ekspertët: Vaksinës i duhen 12-18 muaj për t’u zhvilluar dhe testuar

Comments 1

  1. sss says:
    6 years ago

    C’kemi…hic … por , Meta iku per lesh!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjimi i Gen Z shqiptare

June 8, 2026
Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

June 8, 2026
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz pavarësisht protestave!

Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz pavarësisht protestave!

June 8, 2026
“Epsteini” ynë

Berisha ka vendosur të rifitojë opozitën duke humbur Trumpin

June 8, 2026
Ironia e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Ironia e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

June 8, 2026
“Revolucionet shqiptare”

“Revolucionet shqiptare”

June 8, 2026
“Opozitë e shitur! Berisha në burg”/ Thirrjet shqetësojnë militantët e PD, përplasje verbale në protestën e Zvërnecit

“Opozitë e shitur! Berisha në burg”/ Thirrjet shqetësojnë militantët e PD, përplasje verbale në protestën e Zvërnecit

June 8, 2026
“Flamingot do na hidhen në fyt”, Rama me batuta në festën e 35-vjetorit të PS në Shkodër

“Flamingot do na hidhen në fyt”, Rama me batuta në festën e 35-vjetorit të PS në Shkodër

June 8, 2026
“Edhe Sala ka mbaru”, përfshirja e PD-së në tubim nuk ndryshon qëndrimin e protestuesve

“Edhe Sala ka mbaru”, përfshirja e PD-së në tubim nuk ndryshon qëndrimin e protestuesve

June 8, 2026
Detaji që ra në sy në festën për 35-vjetorin e PS në Shkodër, Rama shfaqet me bluzë me flamingo

Detaji që ra në sy në festën për 35-vjetorin e PS në Shkodër, Rama shfaqet me bluzë me flamingo

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In