• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alarm te tatimet, 73 mijë largime nga puna për dy muaj

by A R
13/11/2015 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante të pushimeve nga puna të punonjësve. Sipas listave, të ndara sipas rretheve, që disponohen nga Monitor, janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.

Këto të dhëna kanë shqetësuar dhe drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila në një email drejtuar stafit (që disponohet nga Monitor) u thotë atyre “Dua urgjent analizën sidomos drejtoria e VIP, janë 4800 largime dhe është alarmante. Kontaktoni çdo subjekt”.

Sipas listave, rekordin e mban Tirana me rreth 29 mijë largime. Edhe bizneset VIP kanë shkurtuar në dy muaj rreth 9500 punonjës.

Në listën e kompanive që kanë shkurtuar punonjës mbizotërojnë ato të fasonit, por edhe të call center. Ky i fundit ishte i vetmi sektor që ishte aktiv në punësimin e të rinjve vitin e fundit, por që ka deklaruar shumë shkurtime në shtator e tetor.

Shkurtime ka bërë dhe administrata shtetërore, sidomos në Tiranë, apo dhe Komunat, në kuadër të reformës së re administrative. Shkurtime kanë pasur dhe kompanitë e ndërtimit.

Rrethi i dytë që ka humbur më shumë vende pune, është ai i Durrës, me rreth 8300. Edhe në këtë qytet, ka shumë kompani fason, kryesisht veshje, që kanë ulur numrin e të punësuarve.

Në Shkodër, rezulton që biznesi i veshjeve dhe i këpucëve është në vështirësi. Një numër i madh sipërmarrjesh të këtij sektori po shkurtojnë me dhjetëra punonjës. Në Shkodër janë larguar rreth 4100 punonjës në dy muajt në fjalë.

Rreth 3000-4000 të larguar ka pasur dhe në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës.

Këto shkurtime masive të vendve të punës përkojnë me fushatën anti-informalitet, me një presion të shtuar ndaj bizneseve dhe ashpërsimin e gjobave për punonjës të pasiguruar dhe deri te kërcënimet për burgim. Në kahun tjetër, ekonomia dhe konsumi po ngadalësohen, burimet e financimit kanë shteruar (banka nuk po japin më kredi), çka ka vënë realisht në vështirësi biznesin. Banka e Shqipërisë uli së fundmi për herë të dytë pritshmëritë për rritjen ekonomike, në 2.5% (parashikimi fillestar ishte 3%, që u ul në mes të vitit në 2.7%).

Sipërmarrës të sektorit të veshjeve pohojnë se ata nuk kanë më interes të shtojnë fuqi punëtore, pasi dhe situata në Itali nuk është pozitive, por edhe ambienti i brendshëm nuk është favorizues. “Po maksimizojmë burimet që kemi dhe po mbajmë personelin e kualifikuar”, thonë fasonistët, duke shtuar se sipërmarrësit tani, që “u janë prerë këmbët” po i bëjnë mirë llogaritë, duke larguar punonjësit me rendiment të ulët.

 

Fushata anti-informalitet shton në skemë 141 mijë persona

Megjithatë, fushata kundër informalitetit ka pasur dhe aspektin e saj pozitiv, në shtimin e numrit të punonjësve të deklaruar, që janë më të larta se numri i të larguarve. Për shtator-tetor 2015, rezultojnë të jenë futur në skemë rreth 141 mijë persona, nga të cilët rreth 90 mijë vetëm në shtator, kur filloi aksioni.

Si rrjedhojë, diferenca neto e vendeve të shtuara të punës, është rreth 68 mijë.

Megjithatë, ndërsa të shtuarit në skemë kanë qenë në pjesën më të madhe të punësuar, por në të zezë, dhe thjesht janë formalizuar (një pjesë e madhe e atyre që janë futur në skemë janë biznese individë, të vetëpunësuar), largimet masive nga puna tregojnë se rreth 73 mijë familjeve (apo 10% të totalit të famijleve shqiptare) u ka ikur të paktën një burim të ardhurash.

Krahasimi me muajt e mëparshëm, për të parë nëse numri i të larguarve ka qenë po aq i lartë, apo kjo dukuri është përshpejtuar në shtator-tetor është disi i pamundur, pasi tatimet nuk i kanë mbajtur të dhënat e detajuara në këtë formë më parë, por gjithsesi vlerësohet se situata është përkeqësuar. Nga tabelat e largimeve dhe punësimeve rezulton që sipërmarrjet që kanë larguar punonjës nga puna, nuk kanë marrë të tjerë, ndërkohë që ka dhe biznese që kanë pushuar 20-30 punonjës njëherësh.

MONITOR

largime puna shtime puna

Next Post

Durrës, kapen 139 kilogramë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A jemi qytetarë si europianët?

A jemi qytetarë si europianët?

April 20, 2026
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve: Më e mira është përpara…

Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve: Më e mira është përpara…

April 20, 2026
Qartësim publik mbi Jet Bank dhe qeverisjen e saj

Qartësim publik mbi Jet Bank dhe qeverisjen e saj

April 20, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin

April 20, 2026
Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?

Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?

April 20, 2026
Meri Shehu rendit shenjat më me fat për këtë javë: Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, pozitive

Meri Shehu rendit shenjat më me fat për këtë javë: Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, pozitive

April 20, 2026
“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

April 20, 2026
Protesta që i flet të vetëve

Protesta që i flet të vetëve

April 20, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosovë/ Kurti i ofroi PDK-së postin e kryeparlamentarit

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosovë/ Kurti i ofroi PDK-së postin e kryeparlamentarit

April 20, 2026
Sezoni turistik 2026/ Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mjekë dhe infermierë: Aplikimet nisin sot

Sezoni turistik 2026/ Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mjekë dhe infermierë: Aplikimet nisin sot

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In