• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e prokurorisë për Selamin e Tahirin, deputetët: Jemi habitur, nuk kemi fshehur asgjë

by A R
20/12/2016 16:08
TAHIRI PER LIGJIN E NEPUNESIT CIVIL - Deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, duke folur per gazetaret, pas nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites me 84 vota pro dhe 4 vota kunder akti normativ i qeverise qe shtyn me 6 muaj efektet e ligjit "Per nepunesin civil".

TAHIRI PER LIGJIN E NEPUNESIT CIVIL - Deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, duke folur per gazetaret, pas nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites me 84 vota pro dhe 4 vota kunder akti normativ i qeverise qe shtyn me 6 muaj efektet e ligjit "Per nepunesin civil".

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme në një dalje të posaçme për mediat, njoftoi sot se do t’i kërkojë KQZ-së në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ndërprerjen e mandatit të deputetit për Dashamir Tahirin dhe Shkëlqim Selamin.

Të dy deputetët të kontaktuar nga “Panorama” shprehin habi me veprimet e organit të akuzës, duke theksuar se nuk kanë fshehur asgjë në formularin e Dekriminalizimit.

Prokuroria bëri me dije se, është konstatuar se dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në bazë të ligjit për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji “Për Dekriminalizimin” duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.

Sipas prokurorisë, Dashamir Tahiri rezulton se është raportuar nga policia italiane për krime lidhur me falsifikimin e parave në vitin 1995 dhe për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar në vitin 2009 po në Itali.

Tahiri sqaron se këto dy çështje nuk i ka mbajtur të fshehura dhe se këtu nuk ka asnjë vepër penale që e detyrojnë atë në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Jam ndaluar për budallallëqe, ndërkohë që këta duhet të merren me trafikantë të drogë dhe kriminelë. Nuk jam arrestuar asnjëherë, jam ndaluar Italia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Dorëzova patentën shqiptare dhe autoritetet italiane pretendojnë se ajo është false. Këto akuza janë qesharake, mua nuk më kap as ligji i dekriminalizimit me këto. Nuk ka të drejtë prokuroria të kërkojë ndërprerjen e mandatit për këtë akuza”, shprehet Tahiri.

Ndërsa për Shkëlqim Selamin thuhet se, është ndaluar me urdhër të Gjykatës së Brindisit në vitin 2006 si i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qenieve njerëzore”.

SELAMI NE KONFERENCE - Deputeti i LSI, Shkelqim Selami, duke folur gjate nje konference shtypi, pas nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Sigurise./r/n/r/nSELAMI IN CONFERENCE - Lawmaker, Shkelqim Selami, speaks to journalists after a session of the National Security Parliamentary Committee.
Shkelqim Selami

Duke folur për “Panorama”, Selami u shpreh se nuk e ka fshehur asnjëherë këtë ngjarje dhe se ka sqaruar gjithçka për Prokuroria, Selami tregon se nuk kishte asnjë dijeni për hetimet në Itali dhe se ka marrë pafajësi me vendim të formës së prerë nga autoritet italiane.

“E kam deklaruar dhe sqaruar çështjen e ndalimit në Itali. Kam marrë pafajësi të formës së prerë dhe nuk e kam fshehur këtë gjë në formular. Më ndaluan në Itali kur shkova për pushime dhe nuk kisha asnjë dijeni. Mora avokat dhe dola i pafajshëm. Nuk kam fshehur asnjë gjë, çfarë ekziston e kam sqaruar nuk e kuptoj se çfarë po bën kështu Prokuroria”, shprehet deputeti i LSI-së./a.m.

Next Post
Prej pesë ditësh të zhdukur… dy adoleshentët shkodranë nuk gjenden

Prej pesë ditësh të zhdukur... dy adoleshentët shkodranë nuk gjenden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

July 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 26 Korrik 2026

July 25, 2026
Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

“Mezi pres të bëhet shembulli”/ Braçe: Nuk më nxori askush nga mbledhja. Dola sepse…

July 25, 2026
Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

July 25, 2026
Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

July 25, 2026
Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

July 25, 2026
Hiqet kontrolli kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Fluks i lartë pushuesish drejt Shqipërisë / Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore

July 25, 2026
Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

July 25, 2026
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

“Beteja” e re e presidentit, Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

July 25, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In