• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e LSI për task-forcën e zgjedhjeve, reagon zv.kryeministrja Mandija

by A R
09/06/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministrja teknike Ledina Mandija ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me rolin e Task Forcës për monitorimin e administratës në fushatë, pas akuzave nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Mandija sqaron se qëllimi kryesor i krijimit të task forcës është koordinimi i punës ndërinstitucionale në funksion të zhvillimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe të qetë.

Reagimi i zv/kryeministres Madija u bë përmes një njoftimi për shtyp, shpërndarë nga zyra e shtypit të saj.

“Duke marrë shkak nga keqkuptimet e krijuara ditët e fundit lidhur me rolin e task – forcës të krijuar “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” dhe në respekt të frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit institucional të domosdoshëm gjatë periudhës parazgjedhore, Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija në cilësinë e kryesuesit të Task –Forcës, dëshiron të sqarojë opinionin publik se qëllimi kryesor i krijimit të task forcës është koordinimi i punës ndërinstitucionale në funksion të zhvillimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe të qetë”, thuhet në deklaratën e zv/kryeministres e cila njëherazi është edhe kryesuese e Task Forcës.

Në këtë kontekst, sipas njoftimit, task – forca monitoron zbatimin e rregullave ligjore në fuqi nga administrata shtetërore dhe ekzistencën e parregullsive në listat zgjedhore kurdoherë në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut gjatë procesit zgjedhor.

Në rastet kur nga monitorimi, citohet njoftimi, konstatohen raste të sjelljeve apo veprimeve të kundraligjshme të cilat cënojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Task – Forca procedon me njoftimin e institucioneve kompetente ligjore për ndjekjen e mëtejshme të çështjes konform dispozitave ligjore në fuqi.

Zëvendëskryeministrja, u bën thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike që të jenë në lartësinë e duhur që kjo situatë kërkon, duke përmbushur me profesionalizëm dhe paanësi detyrat funksionale që u ngarkon ligji, jashtë çdo lloj ndikimi politik.

Ajo siguron opinionin publik se është dhe do të jetë e vendosur për të përmbushur deri në fund misionin për garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm

Next Post
Parashikimi, qeveria shton 647 vende pune në administratë

Shërbimi Civil: Ja kur e lejon ligji administratën të marrë pjesë në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

September 25, 2026
Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com