• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuza për korrupsionin e FIFA-s, Messi merrte 200 mijë dollarë në miqësore

by Java News
18/11/2017 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hijet e ryshfetit dhe korrupsionit që dy vite më parë përfshinë krerët e FIFA-s dhe të futbollit botëror, tashmë duket se po shtrihen edhe mbi futbollistin më të famshëm të botës, Lionel Messi.

Emri i “pleshtit” argjentinas është përmendur nga bashkëkombasi i tij, Alejandro Burzaco, ish-administrator i deleguar i “Torneos y Competencias”, në atë që është kthyer në dëshminë kyç të procesit që po zhvillohet në Nju Jork.

Në dëgjesën e fundit të zhvilluar dje, e treta në total që e ka pasur për protagonist, Burzaco ka deklaruar se kishte paguar shpesh ryshfete prej 200 mijë dollarësh për Messin dhe futbollistë të tjerë të kombëtares “albiceleste” për të marrë pjesë në miqësoret e organizuara nga Federata argjentinase e Futbollit “AFA”.

Aktualisht në arrest shtëpiak, Burzaco ka arritur një akord me drejtësinë amerikane në këmbim të reduktimit të dënimit. Marrëveshja parashikon që Burzaco të tregojë fije e për pe sesi ishte strukturuar sistemi i ndërlikuar i korruptimit brenda FIFA-s, që doli në dritë dy vite më parë nga një kontroll i autoriteteve zvicerane në hotelin ku ndodheshin krerët më të lartë të futbollit botëror, transmeton Top Channel.

Në ditët e fundit, Burzaco ka përmendur emra të fuqishëm, duke nisur nga Julio Grondona, ish-numri një i futbollit argjentinas dhe ekonomist i FIFA-s, për të cilin ka deklaruar se i kishte paguar në mënyrë të paligjshme rreth 15 milionë dollarë për të drejtat televizive të Botërorëve deri në vitin 2030.

Veç Grondonës, i cili u nda nga jeta në korrik të vitit 2014, ish-shefi ekzekutiv i “Torneos y Competencias” ka folur edhe për përfshirjen e grupeve të mëdha editoriale, si “Globo” apo “Televisa”, që kanë hedhur menjëherë poshtë çdo akuzë.

Emri i fundit i përmendur nga ish-drejtuesi argjentinas është ai i Messit, i akuzuar se ka marrë disa herë ryshfete prej 200 mijë dollarësh. “Po, i paguanim Messit 200 mijë dollarë për çdo ndeshje miqësore të zhvilluar”, ka konfirmuar Burzaco ndaj pyetjes së magjistratit amerikan në krye të këtij hetimi.

“Shuma i paguhej atij, e më pas ai ngarkohej me detyrën për ta shpërndarë me disa nga shokët e tjerë të skuadrës”. Një deklaratë kjo për t’u hetuar më tej, sepse Burzaco nuk ka dhënë detaje të mëtejshme që do të ndihmonin në vërtetësinë e saj, por që me shumë mundësi drejtësia amerikane do të kërkojë më shumë drejt vlefshmërisë. (b.an)

Next Post
DETAJET/ Si e kërcënonte kolegen e punës ushtari…”seks me mua ose të publikoj videon intime”

Prangoset shkodrani Redi Rrjolli, vodhi dyqanin e vajzës së argjendarit të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In