• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prangoset shkodrani Redi Rrjolli, vodhi dyqanin e vajzës së argjendarit të vrarë

by Java News
18/11/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet në Rinas një nga autorët e grabitje së dyqanit të vajzës së argjendarit të vrarë, Rrapo Sinanaj. Redi Rrjolli, 33-vjeçari nga Shkodra, i cili është dënuar nga Gjykata e Lartë me 4 vjet e 8 muaj burg, është vënë në pranga në aeroportin “Nënë Tereza”, ku ishte kthyer si deportiv nga autoritetet Gjermane.

Rrjolli jetonte prej kohësh në Gjermani bashkë me familjen, por është kthyer për shkak të shkeljes së afateve të qëndrimit të Shengen. Në momentin që po kontrollohej pasaporta e tij, është mësuar se ai ishte person në kërkim pasi nuk e kishte shlyer të gjithë dënimin e dhënë nga Gjykata.

Sipas vendimit të Gjykatës, Redi Rrjolli dhe Klodian Martini, janë shpallur fajtorë për grabitjen e mbetur në tentativë të argjendarisë së Olta Shllakut, ngjarje e ndodhur më 31 tetor të vitit 2012, pranë “Selvisë”, në Tiranë.

Vajza e Rrapo Sinanajt, argjendarit të vrarë nga Viktor Gushi në vitin 2011, përjetoi të njëjtën ngjarje si i ati, e cila fatmirësisht u mbyll pa plumba, por vetëm me grabitjen e floririt në argjendarinë që kishte bashkë me të shoqin.

Dy persona i grabitën Olta Shllakut rreth 1.5 kilogramë flori. Autorët e ngjarjes u vunë në pranga 45 minuta pasi kishte ndodhur grabitja, falë një operacioni mjaft të shpejtë të Policisë së kryeqytetit.

I ARRESTUARI

Redi Rrjolli, 33-vjeçari nga Shkodra i arrestuar si një nga autorët e grabitjes së argjendarisë së Olta Shllakut, rezulton person me një histori të pasur kriminale. Në kohën që ishte i dënuar me 8 vjet burg për një vrasje, kur ishte adoleshent në Shkodër, dënimin për të cilën po e kryente në Burgun e Shën Kollit, në Lezhë, Redi Rrjolli merr edhe një dëmin tjetër shtesë, prej 1 viti e gjysmë, pasi organizon një revoltë në burg.

Por nuk mjaftohet me revoltën dhe bashkë me dy miq që kishte njohur gjatë qëndrimit në burg, Fisnik Matoshin dhe Vladimir Qerimajn, Rrjolli ideon edhe një plan për t’u arratisur nga burgu, të cilin e realizon gjatë natës, më 25 nëntor 2005. Pasi mban me muhabet gardianët derisa ata i zë gjumi, Redi Rrjolli i vjedh çelësin e qelisë njërit prej tyre dhe me atë një çarçafëve arrijnë të kapërcejnë nga 5 metra lartësi, duke kaluar edhe rrethimin e burgut.

Policia vihet në lëvizje për kapjen e të arratisurve dhe i pari që bie në pranga ishte pikërisht Redi Rrjolli. Pasi i kishte marrë me forcë biçikletën një djali që lëvizte në autostradë në drejtim të Lezhës, Rrjolli arrin të bëjë vetëm disa kilometra dhe arrestohet nga Policia që i ishte vënë nga pas. Pasi shlyen dënimin e mbetur, ai arrestohet sërish në vitin 2010 nga Policia e Durrësit, kësaj radhe si person në kërkim për një vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

ETLEVA DELIA

Next Post
“Ia vlen ta provosh”, Rama publikon shkrimin e revistës italiane për Shqipërinë

Kush e përfiton statusin e “investitorit special”, për projektet e qeverisë për turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

October 26, 2026
“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In