• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktorët e Hollywood që kanë pasur jetë të tmerrshme

by Aalison Pearse Stevens
28/05/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur i shikojmë yjet e Hollivudit, mendojmë se jeta i ka përkëdhelur që nga fëmijëria, pasi ata thjesht kanë lindur me yllin e fatit.

Mirëpo, nëse gjurmojmë pak në historinë e tyre do ta kuptojmë se kjo është vetëm një pamje e rremë dhe se në thelb shpesh gjendet diçka më e thellë dhe më intime.

Në këtë tekst ju mund të lexoni se cilat yje kanë pasur një fëmijëri të rëndë dhe se janë rritur pranë prindërve, të cilët kishin varësi të ndryshme.

Aktorja e famshme e Hollivudit Halle Berry, është rritur pranë babait i cili ishte një alkoolist i rëndë, i cili vazhdimisht kishte maltretuar dhe abuzuar nënën dhe motrën e saj kur ato ishin tepër të vogla.

Ato kishin shpëtuar kur ishin larguar nga shtëpia e babait të tyre. Gjatë fëmijërisë së saj, më saktësisht në moshën 15-vjeçare, Charlize Theron ishte përballur me një tragjedi të madhe. Nëna e saj kishte qëlluar për vdekje me armë babanë e saj alkoolist, por ajo këtë e kishte bërë në vetëmbrojtje.

Charlize kishte deklaruar për revistën “Vogue”, se vrasja e babait të saj ka qenë një traumë e madhe dhe ishte gdhendur thellë në shpirtin e saj si një tatuazh. Aktorja e njohur Dreë Barrymor ka deklaruar se kujtimi i parë për babanë e saj John Barrymor, ishte kur e kishte ngritur në ajër dhe e kishte hedhur për muri kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe.

Paramendojeni të keni një baba si këngëtarin Ozzy Osbourne. Për vajzën e tij Kelly, ai ishte jo vetëm një i varur nga droga dhe alkooli, por edhe një “princ i errësirës”, pasi vazhdimisht e kishte rrahur dhe maltretuar.

Mark Evans, babai i këngëtares së famshme Adele, në mënyrë të hapur ka folur për mediet britanike rreth varësisë së tij ndaj alkoolit. Mark ishte ndarë nga mamaja e Adele-s kur ajo ishte tepër e vogël dhe siç thotë ai, në atë kohë ishte në rrethin e tmerrshëm të alkoolizmit, që kishte ndikuar që ai t’i humbiste të gjitha kontaktet me gruan dhe fëmijën e tij, të cilët vazhdimisht i kishte abuzuar. (b.an)

Next Post

Veliaj inspekton punimet në Shkozë: Tirana është kthyer në kantier pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In