• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akti normativ hyn në fuqi: 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! 2 mld lekë për 60 bashki për borxhet

by Java News
18/12/2023 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 miliardë e 430 milionë lekë do të shpërndahen si shpërblim për fundvit për 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë që do të marrin 5 mijë lekë. Bonuse sociale do të përfitojnë 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Në aktin normativ të rishikimit të dytë të buxhetit që ka hyrë në fuqi është janë parashikuar edhe 2 miliardë lekë për t’ju dhënë bashkive për të shlyer detyrimet e prapambetura.

“Fondi prej 2 000 milionë lekësh shpërndahet ndërmjet bashkive në bazë të kritereve të formulës së përdorur për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme për vitin 2023. Kjo transfertë, në radhë të parë, përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe, pasi të jenë shlyer këto detyrime, përdoret për shpenzime të tjera. Kjo transfertë nuk përdoret për shpenzimet e rindërtimit.”, thuhet në akt normativ.

Nga ky fond do të përfitojnë të gjitha bashkitë përveç Tiranës, e cila vlerësohet se ka potencial të lartë fiskal për të mbledhur të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Pjesa më e madhe e fondeve që shkon për pushtetin vendor është e ndarë mes 10 bashkive.

Durrës           127.6 mln lekë
Elbasan         101.7 mld lekë
Shkodër             96 mln lekë
Fier                 89.4 mln lekë
Vlorë              81.7 mln lekë
Kamëz            76.5 mln lekë
Korçë             64.4 mln lekë
Lushnje          60.6 mln lekë
Pogradec        52.3 mln lekë
Dibër              59.7 mln lekë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të muajit shtator totali i detyrimeve të prapambetura të qeverisë vendore ishte rreth 7.62 miliardë lekë, nga të cilat: Investimet zënë peshën më të madhe të stokut të detyrimit me rreth 50.1%, detyrime të prapambetura të tjera me rreth 26.9%, shërbime me rreth 10.1%, vendimet gjyqësore rreth 7.3%, mallra me rreth 3.1%.

Ndërkohë pak ditë më parë një raport i KLSH, evidentonte se ishin 12 bashki me probleme financiare dhe se 4 prej tyre ishin në vështirësi të mëdha. Nga këto bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë klasifikoheshin në vështirësi, dhe që do të mbështeten me fonde nga ky akt normativ. Konkretisht Bashkia Dimal do të marrë 19.8 milionë lekë, bashkia Cërrik merre 21.5 milionë lekë, Bashkia Vorë merr 18.2 milionë lekë dhe ajo e Kavajës merr 32.9 milionë lekë./m.j

Klikoni ketu per aktin normativ te plote

Next Post
‘Partizani’/ Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

E akuzon për konflikt interesi, ja e vërteta: Berisha e shkarkoi dhe emëroi Irena Gjokën brenda 6 muajve me dy vendime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In