• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aksion” në zyrat e shtetit, 40 institucione nën kontroll për shpenzimet

by A R
02/09/2018 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më i lartë i kontrollit financiar në Shqipëri, po zhvillon një auditim masiv në zyrat e shtetit shqiptar, kryesisht mbi menaxhimin e parave publike, ligjshmërinë e tenderave dhe kontratave, shkarkimet dhe emërimet e punonjësve, praktikat e shpenzimeve, inventarët e materialeve, administrimin e pronave publike, planifikimet, realizimet, zbatimin e rekomandimeve etj.

Aktualisht po i nënshtrohen kontrollit 40 institucione të pushtetit qendror dhe vendor, ndërsa raportet e kontrollit, shoqëruar sipas rasteve edhe me kallëzime penale, do të publikohen deri në fund të vitit 2018. Objekt i kontrollit të KLSH janë disa bashki, ZVRPP-të në rrethe, spitalet dhe agjencitë e trajtimit të pronave.

Gjithashtu janë në proces auditimi Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dega e Doganës Tiranë, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, dega e Doganës Durrës, Qendra Kombëtare e Biznesit etj. Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se po auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit edhe Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, Policia e Shtetit, Departamenti i Administratës Publike, Avokatura e Shtetit, Enti Kombëtar i Banesave etj.

Po ashtu, kontrollit po i nënshtrohen Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Autoriteti Portual Durrës, Albpetroli, Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj. Kontrolli po zhvillohet kryesisht për periudhën 01.01.2017 deri në 31.12.2017, por disa institucione po auditohen edhe për periudhën para 1 janarit 2017 si dhe pas datës 31 dhjetor 2017.

Auditimet

Auditimet e KLSH bazohen kryesisht në bazë të riskut, ku merren parasysh zhvillimet shqetësuese të ndodhura, por edhe parashikimet e mundshme. Auditimi në bazë risku përfshin analizën përdorimin e regjistrit të riskut, nëpërmjet hartimit të një tabele të dhënash. KLSH ka hartuar një dokument, i cili përcakton parimet e përgjithshme të menaxhimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit, metodë sistematike që përdoret

për të identifikuar, analizuar, vlerësuar, trajtuar, monitoruar dhe komunikuar risqet kryesore që shoqërojnë përgjegjësitë e KLSH me qëllim minimizimin e ngjarjeve negative të paparashikuara dhe maksimizimin e mundësive.

Menaxhimi i riskut përfshin identifikimin, vlerësimin, kontrollin dhe monitorimin e atyre ngjarjeve të mundshme që mund të kenë ndikim negativ në arritjen e objektivave të njësisë dhe është i ndërtuar të japë garanci të arsyeshme që këto objektivat do të arrihen.

Fokusi i KLSH  

Në vijim, në fokus të KLSH do të jenë investimet publike nëpërmjet PPP-ve dhe privatizimet. Objekti reflektohet në një strategji të institucionit. “Investimet publike nëpërmjet PPP-ve janë tashmë më shumë prezent në programin e Qeverisë, dhe mbartin risqe të konsiderueshme fiskale dhe të zbatimit. Vlerësimi dhe monitorimi i projekteve PPP përbejnë një sfidë tjetër për veprimtarinë e KLSH në përmbushje të misionit të tij kushtetues. Privatizimi i pronës shtetërorë dhe në mënyrë të veçantë privatizimet strategjike mbartin risqe të konsiderueshme me impakt të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vijojë ndjekjen hap pas hapi të procesit dhe nëpërmjet raporteve të tij, me rezultatet e vlerësimeve të japë siguri të arsyeshme tek Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me abuzimet, parregullsitë, korrupsionin apo mashtrimin financiar që mund të kenë shoqëruar këto procese”, thuhet në strategji.

Audit në Ministrinë e Financave për periudhën 01.01.2017 – 31.12.2017.

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë –Drejtoria e Përgjithshme e

Thesarit, për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Ministrinë e Shëndetësisë Projekti “Modernizimi i asistencës sociale”.

Në Ministrinë e Mbrojtjes për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2017.

Në Degën e Doganës Tiranë, për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Audit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Degën e Doganës Durrës për periudhën 01.01.2017-31.12.2017.

Në Bankën e Shqipërisë për periudhën 01.01.2017 – 31.12.2017.

Në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik për periudhën 01.01.2017 – 30.06.2018.

Në Policinë e Shtetit për periudhën 01.11.2016 – 31.08.2018.

Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për periudhën 01.09.16-31.07.18.

Në Universitetin Bujqësor, Tiranë për periudhën 01.01.2017-30.06.2018.

Në Shërbimin Kombëtar të Punësimit për periudhën 01.01.2016-30.06.2018

Në Bashkinë Memaliaj për periudhën 01.01.2016 – 31.12.2017

Në Bashkinë Gjirokastër për periudhën 01.08.2015 -31.12.2017.

Në Bashkinë Malësi e Madhe për periudhën 01.01.2016 – 31.12.2017.

Në Bashkinë Has për periudhën 01.01.2016-31.12.2017.

Në Bashkinë Përmet për periudhën 01.01.2016- 31.12.2017.

Në Bashkinë Maliq për periudhën 01.01.2016 -31.12.2017.

Në Bashkinë Dibër për periudhën 01.01.2016 deri me datë 31.12.2017.

Në Agjencinë Trajtimit të Pronave Tiranë, për periudhën 01.07.16-30.04.2017.

Në ZVRPP Shkodër për periudhën 01.07.15-31.07.2018

Në ZVRPP Pogradec për periudhën 01.07.15-31.07.2018

Në ZVRPP Sarandë për periudhën 01.10.2014 -01.03.2018.

Në Inspektoratin e Mjedisit Shkodër për periudhën 01.01.2016 – 30.06.2018.

Në Autoritetin Portual Durrës për periudhën 01.01.2016 deri 31.03.2018

Në Albpetrol për periudhën viti 2017 dhe 7 mujori 2018.

Në Ujësjellës Kanalizime Sarandë për periudhën vitet 2016-2017 dhe 6 mujori i 2018.

Në KESH për sigurinë e digave, për periudhën nga fillimi i projekti deri 6-mujori i 2018.

Në Fondin Shqiptar i Zhvillimit, për Projektin “Punët e komunitetit IV”.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për periudhën 01.01.2017 – 31.12.2017.

Në Departamentin e Administratës Publike

Në Institutin e Shëndetit Publik Tiranë për periudhën 01.01.2016 – 31.12.2017.

Në Avokaturën e Shtetit për periudhën 01.01.2016 – 31.12.2017.

Në Entin Kombëtar të Banesave për periudhën 01.01.2016-31.03.2018.

Në Spitalin Rajonal për periudhën 01.01.2016 deri 31.03.2018.

Në Ujësjellës Kanalizime Vlorë për periudhën 01.01.2015-31.12.2017.

/b.d

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Shenja e Horoskopit më me fat për sot, 2 Shtator 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In