• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aksion antikanabis në Malësinë e Madhe, PD: Presion ndaj demokratëve

by
10/05/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Policia e Shtetit kanë replikuar në distancë në lidhje me një aksion anti-kanabis të ndërmarrë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Malësinë e Madhe.

Aksioni nisi disa orë pasi kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi takimin elektoral të rradhës ku prezantoi kandidatin për bashkinë në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Por aksioni policor u konsiderua nga PD-së si presion ndaj banorëve që ishin pjesëmarrës në mitingun e  kësaj partie.

Krahas degës së PD në Malësinë e Madhe edhe Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës Edi Paloka akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj simpatizantëve demokratë që morën pjesë në miting. Paloka kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve që të monitorojnë situatën ndërsa kërkoi nisjen e hetimeve

Por Zëdhënësi i Policisë së Shtetit në një reagim  hodhi poshtë akuzat e PD-së duke deklaruar se aksioni i FNSH-së ishte në kuadër të operacionit antikanabis që është ndërmarrë në të gjithë vendin.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e Edi Palokës:

 “Edi Rama po vazhdon në rrugën e dhunës me të cilën ka nisur këtë fushatë zgjedhore. E filloi me banditë të veshur si militantë, që të urdhëruar realizuan aktet e dhunës në Durrës e në Ersekë. Ndërsa mbrëmë urdhëroi angazhimin e banditëve militantë, të veshur me uniforma policie. Menjëherë pas takimit të suksesshëm të kryetarit të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, Rama ,nëpërmjet sejmenëve të tij, urdhëroi raprezalje ndaj pjesëmarrësve në prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike, z.Anton Koka. Kontrollet e dhunshme nga efektivë të FNSH-së dhe komisariatit të Malësisë së Madhe në banesat e pjesëmarrësve në takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike, janë një presion i hapur politik kundër opozitës dhe mbështetësve të saj. Partia Demokratike i paralajmëron jo vetëm urdhërdhënësit por edhe ekzekutorët e këtyre urdhrave të paligjshme që dhunojnë qytetarët e këtij vendi për bindje politike se individualisht, një për një, do të japin llogari  shumë shpejtë. Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR-it, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së, të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore. Edi Rama ky burracak,  që ëndërron se me dhunë e terror do t’i shpëtojë fundit të tij të pashmangshëm , vetëm shkallën e parë të gjykimit e ka në 21 qershor.  Vendimin përfundimtar, për klikën e tij por dhe për atë personalisht, shqiptarët e kanë marrë.” tha Paloka

Next Post

Shkon në 8 numri i viktimave në Kumanovë, mes tyre dhe 1 shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

Balliu ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Si nuk the një fjalë për Rrjollin?! Je minus 300 mijë vota në 4 vite…

May 2, 2026
Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

May 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

May 2, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

May 2, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

May 2, 2026
7 arsye pse Berishës i duhej dënimi i Salianjit

“U shit në burg”, Berisha akuza të forta për Salianjin: Ha dreka e darka me kriminelë

May 2, 2026
I vetëm në fletën e votimit, Berisha: Tradhtarët nuk mund të kandidojnë për kryetar të PD!

I vetëm në fletën e votimit, Berisha: Tradhtarët nuk mund të kandidojnë për kryetar të PD!

May 2, 2026
Reagon furishëm Brukseli, shuplakë e re nga Trump për BE, tarifa 25% për automjetet

Reagon furishëm Brukseli, shuplakë e re nga Trump për BE, tarifa 25% për automjetet

May 2, 2026
Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

Kos vlerëson reformat e Shqipërisë dhe Malit të Zi: Kryesojnë garën për anëtarësim në BE

May 2, 2026
Gjermania reagon ndaj vendimit të SHBA për tërheqjen e trupave: E prisnim! Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi

Gjermania reagon ndaj vendimit të SHBA për tërheqjen e trupave: E prisnim! Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In