Tre gardistë mbetën të plagosur në aksidentin ku u përfshinë dy makina të eskortës së Kryeministrit në Korçë. Mësohet se drejt tyre janë nisur 2 helikopterë.
Por Top Channel mësohen se ata do nisen për në Turqi, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.
Dy automjete u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.
Në pamjet duket se përveç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi ” në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Golf./a.m.