Disa ditë më parë në Durrës një aksident tragjik i mori jetën 4 personave pas përplasjes fatale të dy makinave kokë më kokë.
Sot shoqëria e Dashnor Deliallisit, një prej viktimave, e kanë përkujtuar atë pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti fatal. Siç duket edhe në fotot e mbërritura në redaksinë e jetaoshqef, miqtë e 36-vjeçarit, që njihej si Toni Montana kanë ndezur cigare dhe kanë lënë një lule si përkujtim për mikun e tyre që humbi jetën në aksidentin e shkaktuar nga vetë ai.
“Duke kujtuar atë ç’ka ndodhi ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Sot shoqëria e të ndjerit Dashnor Deliallisi e kanë përkujtuar atë duke ndezur cigare. Faleminderit nis do e publikoni”.