• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

by E B
07/07/2026 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënë e bijë, të mbijetuara të aksidentit tragjik të 30 qershorit në autostradën Tiranë–Durrës, po përballen me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike, pasi humbën gjymtyrë si pasojë e përplasjes që i mori jetën shoferit të autobusit dhe la të plagosur edhe 12 pasagjerë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, Ornela Lazaj, vajza dhe motra e të aksidentuarave, rrëfeu momentet dramatike që përjetoi familja pasi mësoi për ngjarjen.

Ajo tregoi se nëna dhe motra po udhëtonin nga Greqia drejt Beratit për të marrë pjesë në përvjetorin e vdekjes së vëllait të nënës. Familja humbi kontaktet me to gjatë kthimit dhe aksidentin e mori vesh fillimisht nga mediat.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj gjendjen tonë aktuale. Mami u nis nga Greqia se kishte përvjetorin e të vëllait në Berat dhe një ditë më parë fola me mamin dhe motrën ditën tjetër nuk kisha kontakt kur ato po ktheheshin dhe e kemi marrë vesh nga mediat që ka ndodhur një aksident. Babi ka dëgjuar ne media dhe i shqetësuar se mami dhe motra nuk po ja hapnin telefonin pastaj kanë kontaktuar te afërmit që janë në Shqipëri. Kur kanë shkuar në spitalin e traumës kanë parë që kanë qenë mami dhe motra. Për momentin atje nuk i kanë dhënë shumë informacion për shkak të gjendjes. Motra dhe mami kanë qenë të ulura pas shoferit”, u shpreh Ornela Lazaj.

Sipas saj, të dyja vazhdojnë të jenë të traumatizuara nga ajo që përjetuan në autobus. Ato kanë rrëfyer se shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe barriera mbrojtëse depërtoi përmes autobusit, ndërsa brenda dëgjoheshin britmat e pasagjerëve.

“Sot motra dhe mami janë në një spital privat në Greqi për momentin gjendja e tyre nuk është e mirë dhe më shumë gjendja e motrës është kritike sepse në aksident pësoi humbje të këmbës së djathtë dhe shumë dëmtime të rënda të këmbës së majtë. Mami ka humbur këmbën majtë dhe ka dëmtime të brinjëve në pjesën e kraharorit. Motra do të ketë një tjetër operacion këtë fundjavë. Kemi pasur shumë persona që na kanë kontaktuar dhe gjaku është siguruar brenda një ore dhe i falënderoj të gjithë njerëzit që dhuruan gjak”, tha ajo.

Mjekët në Greqi vijojnë trajtimin e tyre, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vajza të humbasë edhe një pjesë të këmbës së dytë, për shkak të dëmtimeve të rënda në shputë dhe thyerjeve të shumta të kockave.

“Motra dhe mami janë shumë të ngarkuara psikologjikisht, tregojnë në lidhje me aksidentin që kanë përjetuar. Tregojnë se si shoferi e humbi kontrollin dhe barriera e përshkoi autobusin mes për mes dhe thonin se dëgjonin të bërtiturat. Mami i thoshte motrës: ska rëndësi se në kemi humbur një këmbë por ne jemi gjallë. Spitali në Greqi kanë bërë një reduktim të këmbës që ato kanë humbur. Mjekët thonë se motra mund ta humbi një pjesë të këmbës së dytë për shkak se një pjesë e shputës së këmbës ka pësuar një thyerje të të gjithë kockave që lidhin kyçin e këmbës me gishtërinjtë”, theksoi e motra.

Next Post
Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com