• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti me 4 viktima/ Familjarët e Gretës: Ju lutem, na ktheni telefonat e saj

by A R
17/10/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident tragjik tronditi vendin disa ditë më parë, ku 4 të rinj humbën jetën pasi dy makina u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës. 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në sens të kundërt dhe ka përplasur për vdekje tre shoqet e ngushta Gretën, Izabelën dhe Elonën.

sukth

Kushërira e Greta Sherifit me iniciale N.E., ka kontaktuar pranë redaksisë tonë duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për telefonat e 23-vjeçares. Sipas saj, familjarëve u janë dorëzuar disa sende pa vlerë, por jo telefonat. Ata janë të gatshëm të paguajnë në vlerë monetare, vetëm që telefonat t’ju kthehen, pasi aty kanë kujtimet me Gretën.

Greta dhe Izabela, dy nga viktimat e Sukthit
Greta dhe Izabela, dy nga viktimat e Sukthit

Kushërira iu bën thirrje personave që kanë telefonin që të mendojnë për dhimbjen e familjarëve dhe t’ua kthejnë, pasi janë e vetmja gjë që u ka ngelur nga vajza e tyre. Ndërkohë, e pyetur për dy shoqet e tjera të Gretës, kushërira thotë se familjarët e tyre i kanë marrë sendet personale, duke qenë se vlera e atyre telefonave nuk ishte aq e lartë.

sukth1

“Përshëndetje JOQ! Dua ndihmën tuaj. Nga vendi i aksidentit në 13 tetor në Sukth me viktima tre gocat, janë humbur dy telefonat e Greta Sherfiti, 1 iPhone 6 e një iPhone 7. Ju lutemi postojeni nëse dikush i ka ose di diçka ne si familje jemi te gatshëm t’ju japim në lekë vlerën e telefonave që t’i blejnë të rinj. Telefonat e Gretës i duam pas se aty na ka lenë terë kujtimet e saja. Ju lutemi te na i kthej pas kush i ka. Shume faleminderit ju lutem postojeni. Unë jam kushërira e saj, por u rritëm në një shtëpi, qe motra ime e vogel. Javës tjetër do behet edhe denoncimi në polici se prindërit s’janë akoma në gjendje. Është gjetur vetëm çanta e saj e hapur me cigaret, portofolin me 4 mijë lekë brenda e ca gjëra pa vlerë, por telefonat nuk u gjetën”, thotë kushërira e Gretës.sukth-5-550x300

Më tej, ajo bën me dije se po atë ditë pas aksidentit dikush është futur në Facebook-un e 23-vjeçares rreth orës 15:24 minuta, ndërsa sendet e dy shoqeve të tjera janë dorëzuar tek familjarët.

“Po, të afërmit e dy shoqeve të tjera i kanë marrë thanë policët, por ishin telefona me vlerë më të vogël, për një telefon të Gretës e dimë sigurisht që ishte tek çanta e saj e tjetrin në dorë kur ndodhi aksidenti. I kanë marrë ndoshta nga vlera e lekëve pa menduar vlerën e fotove për neve. Kur na dhanë çantën të hapur i thamë se mungojnë telefonat e na thanë nuk u gjendën, shkoni e kërkoni në makinë. Por, çanta po të qe hapur në momentin e aksidentit gjërat që kishte brenda do ishin shpërndarë, policët thanë se çantën e gjetën veç me ato gjëra brenda”, është shprehur për Jetaoshqef.al kushërira e Gretës. /burimi: jetaoshqef/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez humbet pas 8 vitesh! Partia Popullore fiton, por nuk qeveris dot pa ekstremistët e “Vox”! Reagojnë Trump dhe Meloni

November 29, 2026
Studentët e Politeknikut kthehen në auditorë pas tërmetit, orët e humbura do zëvendësohen në fundjavë

Sindikatat e Universiteteve letër me kushte Kuvendit për Reformën Zgjedhore: Kryeministri të ketë maksimumi dy mandate dhe…

November 29, 2026
Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)

Plagosja e deputetit Hoti, Peleshi: Asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet! Bardhi: Neveri, dhuna s’mund të maskohet pas fjalës ‘incident’!

November 29, 2026
EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

November 29, 2026
EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

EMRI/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë, Policia shoqëron drejtuesin në Komisariat (VIDEO)

November 29, 2026
Emri/ Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, 45-vjeçari godet me thikë bashkëshorten pas sherrit në familje! E plagosura dërgohet te Trauma, burri ndalohet

November 29, 2026
Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In