• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksidenti i Eni Çobanit, makina bie në Tropojë, ja çfarë thotë juristja

by A R
02/02/2019 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eni Çobani dhe Edita Tahiri kanë parë tmerr me sy një javë më parë. Sakrifica në shërbim të qytetarit, misioni ka vijuar edhe këtë herë në shërbim të qytetarëve, aq sa edhe avokatja e njohur ka rrezikuar dhe jetën.

Makina tip Audi Q5, që drejtohej nga gjyqtarja e njohur njëherësh dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka rënë nga rruga poshtë urës që lidh Bujanin me qytetin e Tropojës, duke u rrokullisur. E nisur për një seancë gjyqësore, ky aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës” mund të kishte qenë fatal për Çobanin dhe ministren për Dialog të Kosovës, Edita Tahirin.

Mirëpo, fatmirësisht zonjat nuk kanë marrë plagë të rënda, por momenti i vështirë dhe trauma që kanë përjetuar nuk është kaluar ende.

Për ‘Gazeta Shqiptare’, avokatja e njohur, Eni Çobani tregon momentin kur është nisur për të vazhduar misionin e saj në shërbim të qytetarëve, për të qenë e pranishme në seancën gjyqësore të radhës që do të zhvillohej në Tropojë. Ajo tregon se nëna e saj i është lutur që ta merrte me vete, por që e ktheu në momentin e fundit pas parandjeu diçka jo të mirë. “Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”.

Gjyqtarja e njohur, Eni Çobani dhe politikania Edita Tahiri janë aksidentuar pikërisht në vendin e quajtur nga tropojanët “Vendi i namun”. Dhe ky nuk është pikërisht aksident i parë që ndodh në këtë vend. Lapidare të ngritura, jetë njerëzish të humbura, tregojnë se kjo rrugë në jo pak raste ka rezultuar fatale.

Mungesa e sinjalistikës, mosmarrja e masave të duhura nga pushteti vendor në këto kohë ku ngricat, reshjet e dëborës dhe akulli janë prezent duket se kanë qenë dhe shkaktarët e aksidentit mbrëmjen e së dielës të 27 janarit, por fatmirësisht pa pasojë të rënda. Dhe shprehja e vjetër e popullit shqiptar: Bukë e dhënme, duket se u rri më së miri zonjave të njohura.

/a.rada

Next Post
Pas pallatit 2 milionë euro, “Kumbarit” të Shkodrës i sekuestrohen prona të tjera

Pas pallatit 2 milionë euro, “Kumbarit” të Shkodrës i sekuestrohen prona të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar -

Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar –

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com