Aksidenti i 3-fishtë në autostradën Tiranë-Durrës, mbi 3 km trafik i rënduar
Një aksident i trefishtë i ndodhur para disa minutash ka shkaktuar bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Mediat raportojnë se aksidenti i ndodhur pranë Maninasit, në afërsi të Sukthit ka shkaktuar rreth 3 kilometra trafik në autostradë.
Akoma nuk është raportuar ndonjë viktimë nga ky aksident, ndërkohë që trafiku është varg mbi 3 km dhe vijon të rritet.









