• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rriten çmimet e teksteve shkollore

by
06/08/2015 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rriten çmimet e teksteve shkollore

Procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollore mes mësuesve dhe prindërve u la në harresë. Sipas këtij procesi, mësuesit së bashku me prindërit duhet të zgjedhin një prej tre alternativave të testeve shkollore të propozuara për nxënësit e klasës së parë dhe të gjashtë.

Ky proces ka nisur që më 31 korrik, por duket se periudha e pushimeve ka pasur ndikimin e saj, duke sjellë edhe mungesë bashkëpunimi në përzgjedhjen e tyre.

Një tjetër fakt që vihet re këtë vit është edhe rritja e çmimit për tekstet shkollore. Shitja e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2015-2016 do të bëhet në periudhën 25 gusht-13 shtator. Shitja e teksteve shkollore bëhet nga njësitë tregtare të shitjes së librave.

Në udhëzimin e MAS, i cili mban datën 12 qershor, përcaktohet se çdo shkollë, për periudhën 25 gusht-13 shtator 2015, u vë në dispozicion falas personave të ngarkuar nga shpërndarësit e rrethit (librashitësit), një ose dy klasa të sigurta për shitjen e teksteve shkollore me hologramën e MAS-it.

Veç teksteve të reja për nxënësit e klasave të para dhe të gjashta, librat shkollorë për klasat e tjera, pra tekstet për nxënësit nga klasa e 2-5 dhe nga klasa e 7-12, do të kenë një rritje të lehtë, e cila është llogaritur në bazë të inflacionit të vitit 2014.

Në katalogun e teksteve shkollore është përcaktuar se “çmimi për tekstet shkollore 2015, është indeksuar me vlerën e inflacionit 31.12.2014 referuar INSTAT-it, 0.7 për qind”.

Next Post

19-vjeçari shqiptar që kandidon për deputet në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com