Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Lin.
Paraprakisht mësohet se dy mjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes.
Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Edhe pasditen e djeshme në të njëjtin vend ndodhi një aksident me pasojë plagosjen e dy personave.
/a.r