Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gramsh, ku një mjet ka dalë nga rruga duke rënë nga ura.
Sipas burimeve, bëhet me dije se i plagosur rëndë nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet në spitalin e Tiranës.
Nga të dhënat e para, mësohet se mjeti ka rënë nga rreth 10 metra lartësi.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/a.r