• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pa njohje s’ka Asociacion”, Hoxhaj: Trump e zgjidh çështjen Kosovë-Serbi brenda këtij mandati

by A R
07/11/2024 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë ekskluzive për “Ditarin e Kosovës” ka thënë se me Trumpin, Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm.

“Rajoni do të jetë më stabil dhe një administratë nën udhëheqjen e Trump do të jetë më e përkushtuar për stabilitetin në rajon. Unë besoj se do të ketë më shumë një kontuinitet, një shpejtësi dhe vendosmëri për të shtyrë disa tema që kanë ngelur të pambyllura në Ballkan. E shoh temën e dialogut edhe në raport me përkushtimet që mund t’i ketë dhe duhet t’i ketë Amerika në raport me Ballkanin. Me bindjen time të plotë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund ta ketë një epilog që është në favor mbi të gjitha të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan, nëse paralelisht me dialogun amerikanët e kanë prioritet të dorës së parë anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Hoxhaj.

Teksa ka bërë një analizë të hollësishme të së ardhmes dhe gabimeve të qeverisë Kurti ai thotë se Trump e mbyll çështjen e lënë rrugëve të Kosovës brenda këtij mandati.

“Prej atyre të cilët janë pranë presidentit Trump dhe që kanë hartuar platformën e politikës së jashtme, që thirret si projekti 20/25, mendoj që ka pas zëra dhe njerëz që i njoh personalisht që janë deklaruar se duhet të jetë prioritet i Trump anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe kjo do të ishte kartë balancuese në raport me Serbinë dhe në raport me rajoni. Por dialogu do të varet shumë edhe si do të duket Komisioni i ri Europian, por edhe prej situatave të fundit politike në Gjermani dhe Francë, meqë në Gjermani kemi një rënie të qeverisë. Një partneritet i mirëfilltë amerikano-europian, një vendosmëri e Trump për vendimet të mëdha për rajonin, por edhe një qeveri e përgjegjshme në Kosovë mund të jenë aktorë vendimtarë dhe mund të jenë në fazën kritike të përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë”, deklaroi Hoxhaj për A2 CNN.

Sipas zotit Hoxhaj bërja e bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë pa marrë Kosova njohjen nga Serbia dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte ndëshkimi më i mirë për Serbinë dhe sulmin terrorist të Banjskës.

“Dëmi më i madh që kjo qeveri nën udhëheqjen e Albin Kurtit i ka bërë Kosovës është se unë e kam pa zotin Biden si fazën e fundit të një lidhje historike, personale, emocionale të lidershipit amerikan me Kosovën, pasi prej 40 vitesh Biden është marrë me Kosovën. Qeveria Kurti nuk ka ditur ta përdorë këtë mundësi të artë që ta përmbyll dialogun brenda administratës Biden me njohje të ndërsjellët. Mënyra më e mirë që të ndëshkohet Serbia për agresionin e 24 shtatorit të vitit të kaluar është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Nuk ka prioritet më të lartë. Ne me një administrate, e  cila do të jetë e përkushtuar ndaj Ballkanit, të kërkojmë nga ata mbështetje që Kosova menjëherë të nënshkruaje marrëveshjen e një plani veprimi me NATO-n dhe të ketë një udhërrëfyes se kur mund të anëtarësohemi në NATO de kjo do të pamundësonte një rikthim të hegjemonisë serbe në rajon”, u shpreh Hoxhaj.

/a.r

Next Post
Detaje nga atentati me 4 viktima në Shkodër, çfarë u gjet në mjetin e Licit dhe Bushatit, dyshohet se…

Detaje nga atentati me 4 viktima në Shkodër, çfarë u gjet në mjetin e Licit dhe Bushatit, dyshohet se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com