• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akademiku Shaban Sinani zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave

by Java News
27/12/2019 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku i asociuar Shaban Sinani zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave.

Në përfundim të votimit të fshehtë të anëtarëve të Asamblesë së ASH-së, mbajtur gjatë mbledhjes së datës 27 dhjetor 2019, Komisioni i Votimit, i përbërë nga akademikët Florian Vila, Aurela Anastasi dhe akademiku i asociuar Ilirjan Malollari, konfirmoi zgjedhjen e Sekretarit Shkencor me 28 vota pro, 3 vota kundër dhe dy vota të pavlefshme.

Kush është Shaban Sinani?

Akademiku Shaban Sinani kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1982). Filloi punën si gazetar i “Zërit të popullit”. Ndihmës i Kryetarit të Shtetit për çështjet kulturore (1985–1992); punonjës shkencor në Institutin e Kulturës Popullore dhe përgjegjës departamenti (1992–1999), drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (1999–2005); punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë

(2005-2016); prej vitit 2016 e në vazhdim Sekretar shkencor në Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave.

Ka botuar libra me studime letrare, vështrime politike, studime folklorike e etnologjike etj., si dhe bashkautor në disa botime.
Përkujdesës i një numri botimesh folklorike e historike-dokumentare e letrare; anëtar i redaksisë ndërkombëtare të ribotimit anastatik të
“Illyricum Sacrum” I–IX (Zagreb – Prishtinë, 2005); drejtues i projektit ndërkombëtar “Fermanët: të shkruash historinë me tolerancë” (konferencë dhe vepër shkencore e ilustruar, në tri gjuhë, 2005).

Përgatiti dhe realizoi regjistrimin e dy kodikëve më të vjetër të Shqipërisë: “Beratinus-1” dhe “Beratinus2” në programin e UNESCO-s “Memoire du Monde” (2005), si dhe programin ndërqeveritar “Modernizimi i arkivave kombëtare” (2000–2005); anëtar i komisionit kombëtar të UNESCO-s (2000), anëtar i komitetit kombëtar të AIESSEE-së (1999–2005), themelues i komitetit kombëtar të programit “Memoire du Monde” (2004).

Ai është nderuar me Urdhrin Naim Frashëri, klasi II (1986); Çmimin e dytë kombëtar vjetor të revistës Hosteni për novelë (1991); Qytetar Nderi i Beratit (2008); Çmimin dhe kupën “Madonna e Argjentë” për film dokumentar-shkencor në Festivalin V Ndërkombëtar të Filmit në Bjelorusi (skenarist, 2010); Çmimin kombëtar Faik Konica për studim monografik (2012).

Next Post
Zgjidh lulen që të tërheq dhe gjej një përshkim të veçantë për karakterin tënd

Zgjidh lulen që të tërheq dhe gjej një përshkim të veçantë për karakterin tënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com