Air India, pozicioni në momentin e nisjes dhe tërheqja (e parakohshme) e flapëve: Çfarë nuk shkon në dinamikë

A ka fluturuar Boeing-u 787 i Air India u duke nisur nga mesi i pistës pa shfrytëzuar disa metra më tepër? Kjo është një nga pyetjet që po bëjnë specialistët e aviacionit, të cilët po përpiqen të japin një shpjegim për aksidentin e ndodhur të enjten, në mesditë, në Ahmedabad, një qytet në Indinë perëndimore. Avioni, me 242 persona në bord, u përplas mbi banesa vetëm një minutë pasi ishte ngritur nga toka.

Gjithçka nisi me të dhënat e ofruara nga faqja e gjurmimit Flightradar24, e cila fillimisht tregonte se avioni ishte nisur nga mesi i pistës, por më vonë korrigjoi informacionin, duke sqaruar se avioni kishte përdorur të gjithë gjatësinë e asfaltit.

Pas nisjes

Pamjet filmike — njëra prej tyre veçanërisht e qartë — tregojnë se Boeing-u pati vështirësi për të fituar lartësi të mëtejshme. Madje, pilotët duket se e kishin të vështirë edhe ta mbanin në një lartësi të “sigurt” mbi ndërtesat në tokë, aq sa pas disa sekondash avioni u rrëzua. Pse ndodhi kjo? Këtu lind pikëpyetja për pozicionin e nisjes. Pista 23 e aeroportit të Ahmedabadit, nga ku u nis Boeing-u, është e gjatë 3.505 metra.

“Vetëm 1.900 metra për nisje”

Sipas të dhënave të mbledhura nga faqet që monitorojnë lëvizjet ajrore, fluturimi Air India 171 — me destinacion Londra Gatwick — hyri afërsisht në mesin e kësaj piste dhe nisi nga aty lëvizjen për ngritje. Kjo i jepte rreth 1.900 metra asfalt për të arritur shpejtësinë e nevojshme për t’u ngritur. Por, a mjaftuan këta 1.900 metra? Disa pilotë, të kontaktuar nga Corriere, shprehin dyshime për këtë, edhe pse sipas të dhënave, avioni e ka shfrytëzuar gjithë hapësirën e nevojshme.

Një avion mbi 220 tonë

“Ngritja nga një pistë e shkurtër është e mundur vetëm nëse janë bërë llogaritjet përkatëse: pozicioni i nisjes, fuqia e motorëve, kushtet teknike”, shpjegon një komandant. “Megjithatë, një avion që niset nga India për në Londër peshon të paktën 220 tonë. Nëse do të ishte nisur nga mesi i pistës, ajo do të ishte një nisje shumë e shkurtër për një ngarkesë të tillë. Është vërtet e çuditshme të nisesh nga ai pozicion dhe në ato kushte”.

Mungesa e “backtrack”-ut

Një tjetër komandant kujton se për shkak të tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit, linjat ajrore indiane janë të detyruara të shmangin hapësirën ajrore pakistaneze, çka zgjat kohën e fluturimit dhe detyron avionët të mbushin më shumë karburant. Fluturime të tjera të Air India 171 në itinerarin Ahmedabad–Londër e kanë përdorur të ashtuquajturën teknikë “backtrack”, pra kanë ecur mbrapa përgjatë pistës për të nisur nga fillimi i saj dhe për të fituar disa metra shtesë.

Rasti i flapeve

Nën vëzhgim është edhe çështja e flapeve, pjesët lëvizëse të krahëve që ndihmojnë në ngritjen e avionit. Pamjet tregojnë se ato ndodheshin në një pozicion të konsideruar të papërshtatshëm për fazën e ngritjes: ishin futur tashmë, megjithëse rrotat e avionit ishin ende të ulura, dhe kjo vetëm pak sekonda pas nisjes. Në mënyrë normale, flapet duhet të futen pas rreth dhjetë minutash fluturim, ndërsa rrotat janë zakonisht gjëja e parë që futet, rreth dhjetë sekonda pas ngritjes.

Hetimet

Hetuesit do të duhet të analizojnë të gjitha aspektet. Çështja e hapësirës së shkurtër për ngritje nuk është ndër pikat kryesore për t’u sqaruar zyrtarisht. Ndihmë pritet të japin të dy kutitë e zeza — njëra që regjistron audion në kabinën e pilotimit, dhe tjetra që memorizon mijëra parametra të fluturimit dhe avionit — të cilat ende nuk janë gjetur./ Corriere della Sera

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com