• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një Gjeneral në krye të Akademisë së FA, Nufi: Arsimi ushtarak, qendra ku formohen oficerët e së nesërmes

by A R
26/05/2026 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjeneral Major Ferdinand Dimo ka marrë zyrtarisht drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), pas dorëzimit të komandës nga Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji; gjeneralë, oficerë, pedagogë, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të urdhrave përkatës, Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj vlerësoi bashkëpunimin gjatë drejtimit të Akademisë, ndërsa Gjeneral Major Ferdinand Dimo shprehu angazhimin për të vijuar modernizimin dhe forcimin e institucionit në përputhje me standardet e NATO-s. Një nga momentet simbolike të ceremonisë ishte dorëzimi i flamurit të komandës, që shënoi zyrtarisht kalimin e drejtimit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Ermal Nufi vlerësoi kontributin e Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj në drejtimin e Akademisë, duke theksuar zhvillimet e rëndësishme të institucionit në konsolidimin akademik, forcimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e projekteve infrastrukturore.

“Akreditimi i Akademisë vitin e kaluar përbën një arritje të rëndësishme institucionale, duke dëshmuar seriozitetin, standardet dhe cilësinë e punës së bërë nga stafi akademik dhe drejtuesit e këtij institucioni. Po aq domethënës është edhe progresi i bërë për kampusin e ri të Akademisë, i cili do të mikpresë studentët vitin e ardhshëm akademik, një investim strategjik për të ardhmen e arsimit ushtarak dhe për standardet që synojmë të arrijmë si vend anëtar i NATO” – theksoi ministri Nufi.

Duke uruar Gjeneral Major Ferdinand Dimon për detyrën e re, Ministri Nufi theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol kyç në formimin profesional të oficerëve, zhvillimin e mendimit strategjik, kulturës së sigurisë dhe kapaciteteve të lidershipit për Forcat e Armatosura.

“Akademia e Forcave të Armatosura duhet të jetë qendra ku formohen oficerët e së nesërmes, oficerë të aftë për të komanduar, për të menduar në mënyrë strategjike dhe për t’u përballur me sfidat komplekse të sigurisë moderne, sikurse duhet të konsolidohet sistematikisht si qendër e rëndësishme edhe e kërkimit shkencor në vend. Ne jemi mëse të vendosur që mos të ndalim në asnjë moment ritmin për modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak. Në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministrinë e Arsimit dhe partnerët tanë euroatlantikë, do të çojmë përpara vizionin e ndërtimit të një sistemi ushtarak cilësor, konkurrues dhe plotësisht të ndërveprueshëm me standardet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian”, nënvizoi Ministri i Mbrojtjes.

Ai garantoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për vijimin e reformave dhe modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak, për të rritur kapacitetet profesionale të Forcave tona të Armatosura.

Next Post
Incidentet në kufirin mes Estonisë dhe Rusisë, zyrtarja fajëson Google maps

Incidentet në kufirin mes Estonisë dhe Rusisë, zyrtarja fajëson Google maps

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, në gjendje të rëndë elektricisti

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com