• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

by A R
26/05/2026 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën e Preshevës të martën, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe të prosperitetit në trajtimin e çështjeve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve u takuan me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të marrë informacione dhe mendime të drejtpërdrejta nga terreni.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, u tha Self gazetarëve.

Subramanyam përmendi sistemin arsimor dhe zhvillimin e pabarabartë për shqiptarët në Serbi si një nga problemet kryesore të të drejtave të pakicës, ndërsa tha se në takime është diskutuar edhe çështja e pasivizimit të adresave.

“Realiteti është që Serbia, për të ecur përpara, duhet të jetë në gjendje t’i adresojë këto çështje”, tha kongresisti demokrat.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë pas takimit, Kamberi tha se kongresistët “janë bindur për situatën ekzistuese në terren” dhe u shfaq i sigurt se problemet në Luginën e Preshevës po marrin vëmendje ndërkombëtare.

“Ekziston një gamë e gjerë problemesh – para së gjithash ai i integrimit në institucionet shtetërore. Mungesa e shqiptarëve në ato institucione – nisur nga policia, kufijtë, gjyqësori, pra në organet që veprojnë në territoret e komunave tona – jo vetëm që shkel të drejtat e shqiptarëve për të qenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por krijon edhe situatën ku një pakicë, e cila përbën 95% të popullsisë këtu, nuk ka besim në ato institucione”, tha Kamberi.

Ai shtoi se autoritetet në Beograd e shfrytëzojnë ndikimin rus dhe kinez për të dëshmuar gjoja se Perëndimi nuk është opsioni i vetëm, por, sipas tij, Serbia nuk ka alternativa të tjera pos Bashkimit Evropian.

“BE do të thotë pranimi dhe respektimi i të drejtave të pakicave, por politika e kësaj qeverie i ka dëmtuar jo vetëm interesat e pakicave, jo vetëm interesat e komunitetit shqiptar, por edhe vetë interesat afatgjate të Serbisë”, sipas Kamberit.

Vizita e kongresistëve amerikanë në Preshevë – qytet në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare – vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Projektligji, i iniciuar nga kongresisti Self, parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, përkatësisht fshirjen e qytetarëve nga adresat ku janë të regjistruar.

Ai trajton, gjithashtu, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Këto çështje janë përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Një ditë më parë, kongresistët amerikanë qëndruan në Beograd, ku u takuan me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, për situatën në rajon, si dhe për pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, ishte planifikuar edhe një takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, por ai u anulua.

Më 24 maj, kongresistët amerikanë vizituan edhe Sarajevën, ku theksuan përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ata pritet ta vazhdojnë turneun në Ballkan me një vizitë edhe në Kosovë, ku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të takohen më 27 maj.

Cila është pozita e shqiptarëve në Serbi?

Pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në jug të Serbisë, në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shpesh kanë ngritur shqetësime për praktika diskriminuese nga autoritetet në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës i kanë mbështetur vazhdimisht pretendimet e tyre.

Kosova u ka ofruar mbështetje në disa fusha, përfshirë bujqësinë, por ka raportuar se Serbia ka penguar realizimin e disa pagesave.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti serb kanë arritur tri marrëveshje në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashihnin mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por zbatimi i tyre ka mbetur i kufizuar.

Integrimi i shqiptarëve në institucione është gjithashtu pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe në këtë vend.

Ndërkohë, vendimi i Beogradit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e kësaj zone, të cilët thonë se kanë përvoja të dhimbshme nga e kaluara.

Në një raport të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si “peng i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Next Post
Hita, porosi efektivëve në Kukës e Dibër: Fokus te siguria në shkolla, rrugë dhe sezoni turistik

Hita, porosi efektivëve në Kukës e Dibër: Fokus te siguria në shkolla, rrugë dhe sezoni turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

July 11, 2026
Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

July 11, 2026
“Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte”, Rama flet për Albin Kurtin dhe vijën e kuqe

“Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte”, Rama flet për Albin Kurtin dhe vijën e kuqe

July 11, 2026
E ëma e Monika Kryemadhit bën rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

E ëma e Monika Kryemadhit bën rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

July 11, 2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 70-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 70-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

July 11, 2026
“Evropa fillon në shtëpi”, ministri Ferit Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

“Evropa fillon në shtëpi”, ministri Ferit Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

July 11, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

STAR WARS (Luftë “yllave”)

July 11, 2026
Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

July 11, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

July 11, 2026
Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In