• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: Borxhi publik u mirëmenaxhua, u kursyen 20 mln dollarë

by A R
21/11/2016 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menaxhimi i borxhit publik nga qeveria u shoqërua me debate në Komisionin Parlamentar të Financave mes ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe opozitës.

Ministri Ahmetaj duke prezantuar strukturën e borxhit publik para deputetëve tha se ka filluar një trajektore e uljes së borxhit dhe se nga mirëmenaxhimi i tij janë kursyer 20 milionë euro, shifër kjo që sipas tij ka shkuar drejtpërdrejt për investime publike ose në ulje të borxhit publik.

“Qëndrimi ndaj borxhit është sa fiskal edhe politik, është përgjegjshmëri e drejtpërdrejtë politike. Nuk është thjesht qëndrim fiskal është koncept politik, pasi borxhi i lartë përbën risk për ekonominë, financat publike dhe qytetarët”, deklaroi Ahmetaj.

Borxhi, sipas kreut të financave publike, është një komponent i integruar brenda financave publike dhe që prek drejtpërsëdrejti të gjithë ekonominë dhe kur risku është ulur atëherë pjesa tjetër e ekonomisë përfiton.

“Thelbi është ulja e risqeve në total që sjell drejtpërsëdrejti një reflektim stabël të territorit ekonomik. 766 ditë është maturimi, nuk ka alarm siç ka patur brenda buxhetit të shtetit dhe ministrisë së Financave”, shtoi ministri.

Ahmetaj tha se investitorët kanë shprehur besim tek konsolidimi që kemi vendosur dhe për të cilin po punojmë. “Reflektimi në kosto, interesa e maturitet, në ditë maturimi, janë element e statistika të rëndësishme, cilësore”, nënvizoi ai.

Ndërsa deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se shifrat e dhëna nga ministri për defiçitin dhe borxhin janë jo reale. Ministri tha ai, e paraqet si sukses që defiçiti për vitin 2017 prej 2 %. “Po ta shikosh thjeshtë duket si sukses fakti që po mbajmë një defiçit prej 2 % , por po të shikojmë edhe faqen tjetër dhe të gjejmë arsyet se pse qeverisë i është imponuar ky nivel për vitin 2017 del se është pamundësia për të mbledhur të ardhurat”, deklaroi Spaho.

Sipas tij, kjo qeveri në tre vite tregoi se është e pa zonja për të mbledhur të ardhura, megjithëse ka rritur me 390 milionë dollarë taksat në këtë periudhë. “E gjithë rritja e taksave ka shkuar evazion fiskal, cigare, karburant, keqadministrim, e për rrjedhojë është e detyruar të bëjë kufizime në shpenzime, imponuar kjo nga FMN-ja”, deklaroi Spaho.

Ndërsa deputeti socialist, Anastas Angjeli tha se nëse ka më pak borxh e defiçit dhe nëse mbajtja nën kontroll nuk ka ndikuar negativisht në ekonomi dhe kemi një propozim për ulje për disa vite në vazhdim të defiçitit buxhetor, do të thotë se kemi të bëjmë me një mirëmenaxhim të tij dhe tregon një seriozitet në përpjekjen e asaj çështje që quhet themelore në financat publike, për stabilitetin dhe konsolidimin fiskal.

“Nëse ne e analizojmë në këtë këndvështrim unë jam i sigurtë se i japim një mesazh sot qytetarëve se si ne po i menaxhojmë financat publike. Për ne si ligjvënës ka shumë rëndësi të bëjmë një ballafaqim midis detyrimeve ligjore dhe p/buxhetit që paraqitet për defiçitin dhe borxhin”, deklaroi Angjeli.

Për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, kemi të bëjmë padyshim me një menaxhim më të mirë të borxhit. “Inversioni ku periudha rollover ishte me rënie dyfish dhe në të njëjtën kohë përputhej fiks me rënien e interesave është domethënëse”, deklaroi ai.

Defiçiti buxhetor për vitin 2017 planifikohet të jetë në nivelin 2.0% të PBB. Për të dytin vit rradhazi balanca primare parashikohet të jetë pozitive në nivelin 0.7% duke shënuar nivelin më të lartë në 25 vite. Rrjedhimisht, niveli i borxhit publik të targetuar, do të ulet me rreth 2.7 pikë përqindje dhe do të vijojë këtë trend rënës në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Ligji vjetor i buxhetit 2017 targeton një nivel të borxhit publik total në 69.1% të PBB nga niveli prej 71.8% e PBB i targetuar për vitin 2016./a.m.

Next Post
WhatsApp prezanton risinë më të fundit

Kujdes nnga përdorimi i WhatsApp-it, bisedat tuaja mund të përgjohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In