• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Agron Çapja mblodhi miqtë për përurimin e lokalit, autorët donin t’i vrisnin të gjithë

by A R
05/02/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Çapja, një prej viktimave të ngjarjes të së mërkurës në Elbasan, sapo kishte marrë me qira lokalin ku ndodhi masakra dhe kishte mbledhur të afërmit dhe miqtë e tij për festën e përurimit. Autorët, pasi i kanë ruajtur, kanë shkuar me dy automjete dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt lokalit. Njëri prej autorëve ka hyrë brenda në lokal, duke qëlluar sërish drejt të vrarëve dhe të plagosurve.

Një ditë pas masakrës me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur në Elbasan, grupi hetimor zbardh detaje nga ngjarja e rëndë duke hedhur dyshime të forta se krimi është kryer për hakmarrje.

Dinamika e ngjarjes, armët e përdorura, mënyra se si kanë vepruar autorët, për grupin e hetimit tregon se gjithçka ka qenë e përgatitur deri në detaj.

Autorët ende të paidentifikuar, kanë zgjedhur një takim mes viktimave dhe të plagosurve, të cilët kanë lidhje gjaku dhe lidhje shoqërore mes tyre.

Të informuar se Agron Çapja sapo kishte marrë me qira lokalin ku ndodhi ngjarja, autorët kanë pritur ditën inaugurimit të tij, ku do të mblidheshin të gjitha lidhjet farefisnore dhe shoqërore të fisit Çapja, që dyshohet se është edhe objektivi i atentatit të përgjakshëm.

Të dyshuarit e krimit të rëndë kanë marrë informacione dhe kanë mbajtur në vëzhgim objektivin e atentatit deri mbrëmjen e së mërkurës, kur janë mbledhur për të festuar hapjen e lokalit të ri pranë stadiumit “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit.

Dyshohet se autorët e krimit kanë pritur disa orë dhe më pas kanë kryer ekzekutimin, i cili përshkruhet si shumë i egër nga ekspertët e grupit hetimor.

“Mënyra se si ishte qëlluar lë të dyshosh se autorët i kanë dashur të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në lokal. Madje ata kanë menduar se i kanë vrarë të gjithë, pasi pranë vendit të ngjarjes kanë hedhur edhe dy nga armët e përdorura, të cilat kanë qenë të mbushura”, tha një burim i grupit hetimor.

Ky detaj, por edhe ngjarja e rrëfyer nga dëshmitarët e plagosur lehtë në këtë masakër, kanë bindur grupin e hetimit se autorët kanë patur si qëllim t’i vrasin të gjithë personat që ndodheshin brenda lokalit të sapomarrë me qira nga shtetasi Agron Çapja, viktimë e atentatit.

Sipas dëshmive dhe kamerave të sigurisë, rezulton se në rrugën kryesore, fare pranë lokalit, kanë ndaluar dy automjete nga ku kanë zbritur katër persona të veshur me uniformë kamuflazhi, me kapuça në kokë dhe të armatosur me automatik tip Kallashnikov.

Sapo kanë zbritur nga automjetet, ata kanë nisur të qëllojnë me breshëri drejt lokalit ku ndodheshin Agron Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja dhe Arnold Çapja, si dhe lidhjet e tyre fisnore e shoqërore, dy prej të cilëve u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën.

Pasi kanë qëlluar nga jashtë ku janë zbrazur rreth 3 karikatorë automatiku, njëri prej autorëve ka hyrë brenda lokalit, duke qëlluar sërish në drejtim të të vrarëve dhe të plagosurve.

Grupi hetimor ka gjetur gëzhoja edhe brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin personat e vrarë dhe të plagosur.

Nga 8 personat e plagosur, vetëm dy prej tyre kanë qenë në gjendje të lehtë dhe pas mjekimit në spitalin e Elbasanit, janë dërguar në banesat e tyre.

Ndërsa 6 të tjerët u transportuan me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre, sipas mjekëve janë në gjendje të rëndë dhe nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë, policia ende nuk ka një emër apo person të dyshuar si pjesë e grupit të autorëve që kryen masakrën e së mërkurës në Elbasan.

Kjo edhe për faktin se në hetim janë disa pista që lidhen me aktivitetin e disa prej personave që ndodheshin në lokalin e ngjarjes.

Pista kryesore mbetet ajo e një hasmërie të nisur në vitin 2005 pas vrasjes së biznesmenit Sokol Çapja, por ka dyshime edhe për pista të tjera që lidhen kryesisht me aktivitetin jashtë vendit të disa prej të plagosurve.

Pista e konflikteve për trafikun e drogës, sipas grupit hetimor është një nga motivet që po hetohet për masakrën me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur, por jashtë vëmendjes nuk janë lënë as konfliktet e mundshme të të vrarëve dhe të plagosurve.

MAPO

Next Post

Byroja e Hetimit, mblidhjen krerët e mazhorancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Analisti: Protesta ka humbur kauzën, është kthyer në përplasje klanesh

August 17, 2026
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

August 17, 2026
Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

August 17, 2026
“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

August 17, 2026
BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

August 17, 2026
Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

August 17, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

August 17, 2026
Presidenti Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA -

Goditje për Trumpin para zgjedhjeve, sondazhi nxjerr shifrën alarmante: 53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht

August 17, 2026
Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

August 17, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com