• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Byroja e Hetimit, mblidhjen krerët e mazhorancës

by A R
05/02/2016 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas debateve të një dite më parë në Kuvend për Byronë Kombëtare të Hetimit, aleatët e koalicionit qeverisës do të mblidhen pasditen e të premtes për t’ju rikthyer kësaj çështjeje.

Rama dhe Meta në orën 17:00 pritet t’i drejtohen ish-vilës 30 për të bashkëdrejtuar mbledhjen e radhës të asaj që njihet si “Njësia e Koordinimit të Koalicionit”.

Formatit të kësaj, mbledhje krahas krerëve të grupeve parlamentare Ruçi dhe Vasili, do t’i bashkohet edhe Spartak Braho, “deputeti i dyfishtë”, siç parapëlqen ta quajë, Ilir Meta.

Braho ishte ai që udhëhoqi propozimet e LSI të kthyera në një draft për reformën në drejtësi, të diskutuara në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të kësaj reforme e më pas dërguar Venecias.

Aleatët do të ulen përballë njëri-tjetrit për të pleqëruar mbase qëndrimin final, pas ping-pongut politik të prodhuar në Kuvend,nga ku Meta duke iu drejtuar opozitës i sugjeroi të depozitojnë në Kuvend variantin për të cilin ajo është dakort dhe t’u nënshtrohet procedurave parlamentare, duke premtuar dhënie prioriteti.

Ndërsa kryeministri Rama, nga foltorja e Kuvendit u kujtoi të gjithëve 12 marsin, koha kur Komisioni i Venecias do të sjellë raportin final për ndryshimet kushtetuese, pjesë e të cilit është Byroja Kombëtare e Hetimit, tashmë e “pagëzuar” nga ekspertët e nivelit të lartë me emrin Njësia e Posaçme e Hetimit.

Një javë më parë, Spartak Braho tha për Top Channel se Byroja e Hetimit nuk është e nevojshme të sanksionohet në Kushtetutë, siç propozojnë ekspertët në nenin 148, por mjafton ngritja e një ligji. Por kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga vetë Ilir Meta si personale.

Në takimin e sotëm Rama dhe Meta do të duhet të japin përgjigje mes veti disa pyetje ku më kryesorja mbetet se nga kush do të varet Byroja, Ministria e Drejtësisë, sipas modelit kroat të USKOK-ut, apo tërësisht e pavarur si DNA në Rumani.

TCH

Next Post

I bën keq operacionin në gjoks/ Shqiptarja padit mjekun turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com